LAJMI I FUNDIT:

Ambasadat e Maqedonisë vazhdojnë të mbeten pa ambasadorë

Ambasadat e Maqedonisë vazhdojnë të mbeten pa ambasadorë

Tani për tani, Maqedonia ka 29 përfaqësi diplomatike-konsullore që nuk kanë ambasadorë dhe funksionojnë me ushtrues detyre.

Deri në fund të vitit, mandati u përfundon edhe 11 ambasadorëve të jashtëzakonshëm dhe ndihmës ambasadorëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Portali MKD bën të ditur se nëse nuk nisen ambasadorë të rinj, deri në fund të vitit Maqedonia do të mbetet me 40 nga gjithsej 50 përfaqësi, të cilat do të udhëhiqen nga ushtruesit e detyrës.


Nga Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) thonë se nuk ka asgjë kontestuese që vendi të përfaqësohet nga ushtruesit e detyrës.

Ljupço Arsovski, ish-ambasador, thotë se situata e tanishme me ambasadorët është rezultat i bashkëjetesës së keqe ndërmjet qeverisë dhe kryetarit të shtetit.

MPJ thotë se bashkërendimi me kryetarin Ivanov ka filluar para një muaji, dhe se bisedimet janë duke u zhvilluar. Deri tani, qeverisja e re dërgoi vetëm një grup ambasadorësh./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Kalo në kategori