LAJMI I FUNDIT:

Alzheimeri bartet me infeksion?

Alzheimeri bartet me infeksion?

Në disa raste sëmundja e Alzheimerit mund të jetë pasojë e infeksioneve dhe madje mund të bëhet fjalë për ndonjë sëmundje infektive. Kështu ka treguar një hulumtim i ri i shkencëtarëve amerikanë në minjtë laboratorikë, të cilëve iu është injektuar ind nga truri njerëzor i të sëmurëve me Alzheimer.

Te minjtë e “infektuar” me tru njeriu është vërejtur dëmtim në trurin e tyre i ngjashëm me atë që e karakterizon sëmundjen Alzheimer, ndërsa pas një kohe, ky dëmtim është shpërndarë në gjithë trurin e miut,

Minjtë, të cilëve iu është inokuluar ind nga truri i njerëzve të shëndoshë nuk kanë shfaqur asnjë ndryshim në tru.

“Zbulimi ynë hap mundësinë se disa nga rastet sporadike të sëmundjes Alzheimer mund të jenë pasojë e një procesi infektiv”, pohojnë autorët e studimit. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori