LAJMI I FUNDIT:

Alves: Rooney më i mirë se Ronaldo

Alves: Rooney më i mirë se Ronaldo

Mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves, ka vazhduar me deklaratat e tij sensacionale para ‘el Classicos’ duke thënë se Wayne Rooney është më i mirë se Cristiano Ronaldo me ç’rast për Leo Messin thotë pa kurrfarë dyshimi ai është më i miri në botë.

“Vërtet e kam një pikë të dobët te Rooney…ai është i pabesueshëm, fantastik. Ai është i mrekullueshëm. Mënyra se si luan… Ai është perfekt”.

“Ai është më i mirë se Cristiano Ronaldo, por Ronaldo ia morri protagonizmin vitin e kaluar”.

“Messi është pa kurrfarë dyshimi futbollisti më i mirë në botë. Sa për Unitedin, tani United është një ekip i vërtetë dhe jo kur e kishte Ronaldon”, përfundoi Alves. /Telegrafi/