LAJMI I FUNDIT:

Alves: Barca është ende lider

Alves: Barca është ende lider

Mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves, thotë se nuk e konsideron Real Madridin në krye të tabelës sw Primera Divisionit, duke qenë se ende nuk është zhvilluar takimi në Santiago Bernabeu.

Në tabelën zyrtare të La Ligas, Reali kryeson me pikë të barabarta me Barcelonën por me golaverazh më të mirë.

Megjithatë, duke qenë se në Kampionatin spanjoll vlerësohen ndeshjen ndërmjet skuadrave, Alves thotë se ende Barca është në krye, pasi ka fituar 1-0 në Camp Nou, kurse ndeshja në Bernabeu ende nuk është zhvilluar. /Telegrafi/