LAJMI I FUNDIT:

Alternativa Socialdemokrate e Visar Ymerit?

Alternativa Socialdemokrate e Visar Ymerit?

Pas përplasjeve të fundit brenda lëvizjes “Vetëvendosje”, me kalimin e kohës vetëm se po thellohet “hendeku” mes dy taborëve të kësaj partie: ai i rreshtuar krah ish-liderit Albin Kurti dhe tjetri përkrah ish-sekretarit organizativ Dardan Molliqaj, i cili po identifikohet si grupi anti-Kurt.

Meqë as në takimin e fundit dy blloqet nuk u dakorduan për një gjuhë të përbashkët, krahu anti-Kurt, siç ka mësuar gazeta “Zëri”, së shpejti pritet ta formojë një parti të re.

Burime e “Zërit” bëjnë të ditur se partia në fjalë me shumë gjasë do të quhet Alternativa Socialdemokrate dhe do të drejtohet nga ish-kryetari i LVV-së Visar Ymeri. Kjo parti pritet t’ia rrëmbejë “Vetëvendosjes” më shumë se 10 deputetë, pjesa dërmuese e të cilëve tashmë ka dhënë dorëheqje nga pozitat drejtuese të LVV-së.


Mirëpo një veprim i tillë do të vijë tek pas përfundimit të procesit të zgjedhor brenda “Vetëvendosjes”.

Të pyetur rreth kësaj çështjeje, deputetë të krahut anti-Kurt nuk kanë dashur të komentojnë, megjithatë kanë pohuar se pas përfundimit të zgjedhjeve të brendshme (që do të mbahen të dielën), do të tregojnë se si do të veprojnë më tutje. Ndërkaq deputetë të rreshtuar nga kandidati i vetëm për kryetar të LVV-së Albin Kurti janë shprehur optimistë se mes dy krahëve do të arrihet pajtimi.

Deputetja e lëvizjes “Vetëvendosje” Shqipe Pantina, e cila tashmë është dorëhequr nga të gjitha pozitat drejtuese të partisë (e rreshtuar nga krahu anti-Kurt), nuk ka dashur të flasë rreth zhvillimeve më të fundit në LVV. Pantina ka thënë se një gjë të tillë do ta bëjë tek pasi të përfundojë procesi zgjedhor, në mënyrë që deklaratat të mos ndikojnë në këtë proces. “Të dielën mbahen zgjedhjet për kryetar të Lëvizjes. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori