Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian takohen të hënën në Bruksel, ku një ndër temat e bisedimeve është edhe Ballkani Perëndimor. Deputetja liberale gjermane, Renata Alt ka një porosi për ministrat e Jashtëm të BE.
Në takimin e tyre në Bruksel (10.05) ministrat e Jashtëm të BE konsultohen për marrëdhënien e tensionuar me Rusinë, për gjendjen në Bjellorusi, Afganistan dhe Liban. Por edhe për Ballkanin dhe gjendjen në rajon do të flitet në kuadër të takimit, sidomos kur aktualisht qarkullojnë në media njoftimet për një “nonpaper” për ndarjen në paqe të Bosnjes, gjë që është kundërshtuar ndërkohë. Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas i quan zëra të tillë për rindarjen kufijsh të rrezikshëm, ato i përkasin historisë. Ministrat e Jashtëm në Bruksel do të diskutojnë edhe për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Një temë tjetër e hapur e BE është edhe ngecja aktuale e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Megjithëse ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas nuk është për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në procesin e anëtarësimit në BE, u dëgjuan tone të tjera gjatë vizitës së fundit pak ditë më parë, në Shkup nga komisioneri i BE, Oliver Várhelyi. Komisioneri i Be u shpreh, se nëse nuk nuk zgjidhen mosmarrëveshjet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut , nuk përjashtohet mundësia që Konferenca e parë Ndër-Ministeriale e BE të zhvillohet edhe vetëm për Shqipërinë.
Alt: Të mos ndëshkohet nxënësja shembullore Maqedonia e Veriut
Lidhur me këtë deputetja gjermane liberale (FDP), Renata Alt, e cila është edhe raportuese për Europën Qendrore dhe Lindore në partinë liberale ka reagur para takimit në Bruksel të hënën. Alt është shprehur se në lidhje me çeljen e negociatave të anëtarësimit nuk duhet ndëshkuar Maqedonia e Veriut, që ka qenë një nxënëse shembullore. Në një deklaratë për Deutsche Wellen të hënën, Alt thekson se “ministrat e Jashtëm do duhet ta përdorin takimin për Ballkanin Perëndimor për të tematizuar bllokimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut për shkak të Bullgarisë. Opinioni i shprehur nga komisioneri i BE, Olivér Várhelyi, që të dalë Shqipëria para Maqedonisë së Veriut, është absolutisht i pakuptueshëm dhe duhet të refuzohet qartë nga Këshilli”, thotë Renata Alt.
Sipas deputetes gjermane në vend që të ndëshkohet nxënësja shembullore mes aspirantëve në BE, Maqedonia e Veriut, duhet që vendet anëtare të rrisin presionin mbi Bullgarinë. “Edhe qeveria gjermane ka përgjegjësinë, që të koordinohet ngushtë me vende si Austria për të mbështetur Maqedoninë e Veriut. Që Shkupi nuk lejohet të negociojë është një sinjal katastrofik në drejtim të Ballkanit. Pikërisht në kohët, kur qarkullojnë “nonpaper” për ndryshime kufijsh, duhet që BE të ketë qëndrim të qartë. Për këtë është rasti sot.”/DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
VLEN: Buxheti i këtij viti në institucionet shëndetësore është rreth 540 milionë euro
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve
SPB Ohër: Një fëmijë katër vjeçar, ndërroi jetë në Spitalin e Strugës
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë
"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe
Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos