LAJMI I FUNDIT:

Ali Halimi braktis Vetëvendosjen, i bashkohet NISMA-s

Ali Halimi braktis Vetëvendosjen, i bashkohet NISMA-s

Nismës Socialdemokrate i është bashkuar sot Shefi i Grupit të asamblistëve të Ferizajt, Ali Halimi, i cili deri më tani ishte pjesë e Vetëvendosjes.
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, është shprehur i nderuar që pjesë e Nismës do të jetë një njeri, siç tha ai, me traditë të veçantë familjare e patriotike.

“Nga sot pjesë e familjes tonë politike, Nismës Social Demokrate , do të bëhet deputeti ose kështilltari në asamblenë komunale dhe shefi i grupit parlamentar në asamblenë komunale, Ali Halimi dhe me bashkëpunëtorë. Dhe Nisma Social Demokrate nga sot në Ferizaj, por edhe në Kosovë do të jetë shumë më e fuqishme. Ne duam që në emër të udhëheqjes së partisë mirëseardhje asamblistit dhe për të ofruar bashkëpunim dhe angazhim të përbashkët në fuqizimin e Nismës edhe në Ferizaj por edhe në Kosovë”, tha Limaj.

Ndërsa Halimi tha se është shumë i privilegjuar që do të vazhdoj këtë rrugëtimi të shkëputur. /KosovaPress/


Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori