LAJMI I FUNDIT:

Alfa Romeo arrin 321 km/h, por kjo nuk është shpejtësia maksimale

Alfa Romeo arrin 321 km/h, por kjo nuk është shpejtësia maksimale

Alfa Romeo ende nuk ka zbuluar shpejtësinë maksimale të modelit Giulia, por testuesit e Al Volantes e kanë kryer këtë punë para kompanisë italiane.

Sedani i ri italian ka regjistruar rekordin e ri të shpejtësisë. Kjo veturë ka arritur 321 kilometra në orë gjatë testeve të fundit në pistën e Nardos në Itali, transmeton koha.net.

Kjo veturë është testuar edhe në Nurburgring dhe së shpejti pritet të bëhet e ditur shpejtësia maksimale zyrtare.


Alfa Romeo Giulia Quadrifoglio ka një motor me gjashtë cilindra dhe është konfirmuar se shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për vetëm 3.9 sekonda.