LAJMI I FUNDIT:

Boshkovsa emërohet komandante e batalionit të këmbësorisë në Kumanovë, e para në një rang të këtillë

Boshkovsa emërohet komandante e batalionit të këmbësorisë në Kumanovë, e para në një rang të këtillë

Togerja e Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë (URM), Aleksandra Boshkovska e mori komandën e çetës së parë pranë batalionit të parë të këmbësorisë së mekanizuar në Kumanovë.

Njëherit, Boshkovska bëhet femra e parë në historinë e URM-së që do të komandojë me një njësi në nivel kaq të lartë, misioni i së cilës është kryerja edhe e detyrave luftarake, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga agjencia AIM njoftojnë se togerja në fjalë ka udhëhequr një togë që ka marr pjesë në ushtrimet ndërkombëtare “EFES 2018”, në Izmir të Turqisë.


Boshkovska e ka kryer Akademinë Ushtarake në vitin 2014 në Shkup.

URM-ja bën të ditur se në bazë të Programit për mundësi të barabarta ndërmjet grave dhe burrave, në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në URM vazhdon të rritet numri i femrave. Deri tani, ky numër ka arritur në 13,73%.

Në URM ka edhe gra tjera në pozita udhëheqëse në Qendrën mjekësore ushtarake, si komandante në rang batalioni, dhe zv.komandante e batalionit të logjistikës, si edhe komandante të dy çetave për mbështejte shërbyese luftarake./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori