LAJMI I FUNDIT:

Albulena Haxhiu thotë se “Bechtel&Enka” i trajton punëtorët si skllevër, të reagojë Kuvendi

Albulena Haxhiu thotë se “Bechtel&Enka” i trajton punëtorët si skllevër, të reagojë Kuvendi

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vdekjes së sotme të një punëtori 41-vjeçar nga kompania “Bechtel&Enka”.

Ajo ka thënë se kjo kompani i trajton punëtorët sikur të ishin skllevër, ndërsa ka shkruar se Kuvendi urgjentisht duhet të merret me këtë çështje.

Postimi i plotë i Haxhiut:


“Edhe sot paska humbur jetën në vendin e punës një punëtor i Bechtel Enkes. Kjo kompani i trajton punëtoret sikur të ishin skllevër: me paga të vogla, me mungesën e kushteve për punë e me shkelje të të drejtave. Ndërkohë kjo kompani është favorizuar vazhdimisht nga Shteti.

Humbja e jetës në vendin e punës është bërë normale dhe çdo jetë e humbur po kalon në harresë. Qeveria e cila nuk brengoset për nivelin e lartë të papunësisë e varfërisë, nuk shqetësohet as për të drejtat e të punësuarve dhe hesht e nuk vepron as kur dikush nga ta humbet jetën. Qeveria nuk interesohet për jetën e qytetarit.

Janë dhjetëra punëtorë që kanë humbur jeten ne vendin e punës dhe askush, asnjëherë, nuk dha përgjegjësi. Inspektoriati i Punës duhet sa më parë të sjellë raport në Kuvend, në lidhje me vdekjet e punëtorëve në kompaninë Bechtel Enka dhe në kompanitë e tjera. Kuvendi urgjentisht duhet të merret me ketë çeshtje”, ka shkruar Haxhiu. /Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori