LAJMI I FUNDIT:

Alberta Ferretti: JO, modeleve trupholla, PO femrave “të vërteta”

Alberta Ferretti: JO, modeleve trupholla, PO femrave “të vërteta”

Alberta Ferretti në vend të modeleve trupholla, do të mbajë revynë me ish-manekine dhe “gra të vërteta”.

Disenjatorja e njohur italiane Alberta Ferretti në revynë e saj të re, të planifikuar për 11 janar, në vend të modeleve profesioniste trupholla, në ë pistë do të dërgojë “gra të vërteta".

Këto “gra të vërteta” janë vënë në thonjëza, sepse, të gjitha janë Zonja që mund të mburren me figurën e modeles së vërtetë – madje, më të veçanta sesupermodelet e sotme.

Alberta Ferretti: Ëndërroj të jem Elina Makropulos


Në ekipin që do të ecë pistës, do të jenë edhe disa sh-modele me famë botërore, si Camilla Belle, Marpessa dhe bukuroshja legjendare amerikane Carmen Dell Orefice, e cila ka 79 vjet.

Përveç tyre, në kreacionet e saj do të shfaqen edhe disa gra të bukura, që punojnë në banka dhe supermarkete.

Një ide freskuese, një shfaqje spektakolare! /Telegrafi/