Kosova gjithnjë e më tepër po afirmohet në arenën ndërkombëtare të sportit. Pas pranimit në UEFA para pak ditësh, dhe suksesit tanimë botëror të kampiones Majlinda Kelmendi, këto ditë në Kosovë do të mbahet Kampionati Evropian i Shahut.
Kampionati fillon të enjten në qytetin e Gjakovës dhe do të vazhdojë për dy javë rresht.
Njëri ndër mbështetësit e këtij kampionati është edhe kompania Albaqeramika, në lokalet e së cilës të hënën u nënshkrua marrëveshja e sponsorizimit me Federatën e Shahut të Kosovës.
“Ne e kemi parë mbështetjen ndaj sportit si një mënyrë e shkëlqyeshme e afirmimit të Kosovës në botë. Kemi mbështetur kampionen e botës Majlinda Kelmendi dhe ajo po na gëzon me medaljet e saj. Kemi mbështetur gjithashtu klubet e basketbollit dhe para pak ditësh festuam fitoren e KB Prishtinës në garën e Ligës Ballkanike. Tani po e përkrahim edhe Kampionatin Evropian të shahut”, tha Valdet Deçani, partner menaxhues në Albaqeramika.
Deçani tha se kjo është një ngjarje historike sepse Kosova për herë të parë bëhet nikoqire e një evenimenti të tillë. Në këtë kampionat do të marrin pjesë mbi 200 shahistë nga rreth 40 vende të ndryshme, në këtë garë që njihet nga Federata Ndërkombëtare e Shahut (FIDE).
Përkrahjen e Albaqeramikës dhe sponsorëve tjerë e vlerësoi edhe Kryetari i federatës së Shahut të Kosovës.
“Kosova nuk ka ndonjë përvojë të madhe në organizimin e ngjarjeve të tilla të mëdha, por falë përkrahjes nga shumë dashamirë të sportit, siç është Albaqeramika dhe shumë të tjerë, besoj që do të kemi një kampionat që do ta vendos Kosovë në hartën e vendeve që dinë dhe munden të mirëpresin kampionë nga mbarë bota”, tha Avdiu.
Edhe ky përkrahu mendimin e partnerit menaxhues të Albaqeramikës që mënyra më e mirë e depërtimit në arenën ndërkombëtare është sporti.
“Këtë herë ne do të sjellim shahistë me renome nga mbarë bota për të parë edhe ata se Kosova është një vend që meriton të jetë pjesë e familjes së sportit në botë”, tha Kryetari i Federatës së Sportit të Kosovës.
Kampionati Evropian Individual i Shahut do të mbahet për dy javë duke filluar me 11 maj në qytetin e Gjakovës dhe do të luhet në 11 raunde të sistemit zviceran dhe në përputhje me rregullat e FIDE-s nën organizimin e Federatës Kosovare të Shahut.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

Flick kundërshton rikthimin e Neymar te Barcelona, ka dy dyshime rreth tij

Cech shpjegon arsyen pse Arsenali mori vendimin e duhur me shitjen e Emiliano Martinez

“Idhulli im”, Khephren Thuram me dedikim të veçantë për vëllain e tij Marcus

Liga e Kampionëve rikthehet me fazën e eliminimit – vëmendja tek derbi madrilen

Ylli i Interit do të mungojë tri javë për shkak të lëndimit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës