LAJMI I FUNDIT:

Albanian ICT Awards takim me studentët e Universitetit Europian dhe Shkollës së Mesme Profesionale Gjin Gazull (Foto/Video)

Albanian ICT Awards takim me studentët e Universitetit Europian dhe Shkollës së Mesme Profesionale Gjin Gazull (Foto/Video)

Një mision i ICTSmedia dhe atyre që besojnë në potencialin e trevave shqipfolëse në sektorin e teknologjisë së informacionit, për vite me radhë ky konkurs ka përmbushur qëllimin kryesor të identifikimit dhe shpërblimit të maratonomakëve të sektorit ICT në trevat Shqiptare.

Ndërsa takimeve në kuadër të edicionit të katërt të Albanian ICT Awards, që kanë patur si qëllim informimin e aplikantëve potencial, po u vjen fundi, ka ngelur edhe një i fundit ai pranë Universitetit të Prishtinës pranë Fakultetit të Shkencave Kompjuterike.

UET2


Po përpara se të mbahet ky takim në datën 25 Mars, Albanian ICT Awards zhvilloi dy workshope të tjera ditën hënë. I pari u mbajt pranë Shkollës së Mesme Profesionale Gjin Gazull në Prishtinë ku zuri vend prezantimi i Albanian ICT Awards me maturantët e kësaj shkolle.

UET1

Hapjen e takimit e bëri drejtorja e shkollës, Hajrie Shaipi, me një fjalë të rastit. Ajo që tërhoqi më së shumti vëmendjen e ekipit të Albanian ICT Awards ishte pikërisht përgatitja e lartë dhe diapazoni i gjërë i studentëve të saj në fushat e teknologjisë së informacionit kjo e demostruar edhe nga pjesëmarrja e lartë.

Shkolla e mesme 2

Më pas vijoi takimi tjetër në Tiranë këtë herë me studentët e informatikës, Matematikës dhe Statistikës pranë Universitetit Europian. Hapja e takimi u bë nga Prof. Indrit Baholli ndërsa të ftuar ishin edhe anëtarja e jurisë së këtij viti në Albanian ICT Awards Prof. Anni Dasho Sharko dhe Mërgim Cahani, CEO i startupit të suksesshëm të motorit të kërkimit Gjirafa.com të cilët nuk ngurruan të ofronin mesazhe inkurajuese për tu bërë pjesë e konkursit mbarëkombëtarë.
Siç u njoftuam edhe më lartë, takimet informues të Albanian ICT Awards do të finalizohen në datën 25 Mars në Universitetin e Prishtinës. Në ora 12:30 do të mbahet një workshop i hapur informativ me studentët e këtij institucioni edukimi për ti hapur rrugën edhe fundit të aplikimeve në datën 31 Mars Ora 23:59.
Pas mbylljes së aplikimeve, e gjithë vëmendja do të kthehet nga juria e Albanian ICT Awards e cila duhet të përzgjedhë 7 fituesit e garës mbarëkombëtare që do të prezantohen në mbrëmjen Gala të datës 29 Prill./ICTSmedia

Shkolla e mesme 1

Në trend Teknologji

Më shumë
Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Teknologji
Shërbim i shpejtë dhe pa pengesa - Cingerr shënon rekord me numrin e përdoruesve që shfletojnë portalet në kohë reale

Shërbim i shpejtë dhe pa pengesa - Cingerr shënon rekord me numrin e përdoruesve që shfletojnë portalet në kohë reale

Teknologji
Miliarderi i teknologjisë Peter Thiel thotë se ai u lejon fëmijëve të tij vetëm 1,5 orë në javë të qëndrojnë

Miliarderi i teknologjisë Peter Thiel thotë se ai u lejon fëmijëve të tij vetëm 1,5 orë në javë të qëndrojnë "para ekranit"

DeepSeek mbledh

DeepSeek mbledh "tepër" të dhëna personale – thotë Agjencia e spiunazhit të Koresë së Jugut

Teknologji
Samsung përfundon mbështetjen e përditësimit të softuerit për Galaxy A10, A20, A40

Samsung përfundon mbështetjen e përditësimit të softuerit për Galaxy A10, A20, A40

Apple drejt prodhimit të një iPhone me ekran të trefishtë?

Apple drejt prodhimit të një iPhone me ekran të trefishtë?

Teknologji
Kalo në kategori