LAJMI I FUNDIT:

Alarmi i shkencëtarëve: Shfarosja e 6-të e Tokës ka nisur

Alarmi i shkencëtarëve: Shfarosja e 6-të e Tokës ka nisur

Thuajse i gjithë komuniteti i shkencëtarëve është në një mendje; në Tokë gjallesat janë shfarosur plot pesë herë në miliona vite ekzistencë të planetit tonë.

Por, ajo që ndan ata është për shfarosjen e gjashtë.

Shumë thonë se nuk ka nisur ende, e po kaq deklarojnë se shfarosja e gjashtë në masë në planetin tonë ka nisur prej disa vitesh tashmë.


Grupit të dytë i përket studimi i një ekipi shkencëtarësh të publikuar në revistën “Proceedings of National Academy of Sciences”.

Në këtë studim kanë marrë pjesë mbi 200 shkencëtarë në mbarë botën, që u bënë bashkë për të studiuar elementët kryesore që karakterizojnë, sipas tyre, nisjen e shfarosjes.

Një prej këtyre elementeve është edhe shumëllojshmëria e gjallesave.

Sipas tyre, përcjell tch, shumë specie që deri para pak vitesh ishin nën kërcënim, tani ose janë zhdukur, ose pritet të zhduken brenda një kohe të shkurtër.

“Situata është aq keq sa do të thoja që nuk është etike të mos përdorim fjalët përkatëse dhe fjalët përkatëse në këtë rast janë; shfarosja ka nisur”, thotë profesori meksikan Gerardo Ceballos.

Ai thotë se specie të ndryshme po zhduken me një shpejtësi shumë herë më të madhe se miliona vite më parë dhe kjo është shqetësuese.

Shkencëtarët fajësojnë për këtë mbipopullimin dhe shfrytëzimin e burimeve natyrore nga njeriu.

Në trend Fun

Më shumë
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

Fun
Ky është buzëkuqi më i shtrenjtë në botë, ai u shit për 14 milionë dollarë

Ky është buzëkuqi më i shtrenjtë në botë, ai u shit për 14 milionë dollarë

Gjysmë milioni dollarë për botimin e parë të himnit amerikan

Gjysmë milioni dollarë për botimin e parë të himnit amerikan

Fun
Restoranti kinez kompenson 4,000 klientë pas publikimit të pamjeve që tregonin dy adoleshentë të dehur duke urinuar

Restoranti kinez kompenson 4,000 klientë pas publikimit të pamjeve që tregonin dy adoleshentë të dehur duke urinuar "në një vakt të nxehtë"

Fun
Kalo në kategori