LAJMI I FUNDIT:

Akuzat për rolin e tij në UNMIK, Basha: Janë të gjitha gënjeshtra – asnjëherë nuk jam takuar me Milaim Bellanicën

Akuzat për rolin e tij në UNMIK, Basha: Janë të gjitha gënjeshtra – asnjëherë nuk jam takuar me Milaim Bellanicën

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u është përgjigjur akuzave për kohën e tij kur ka qenë pjesë e UNMIK në Kosovë.

Pyetjes së gazetarit Blendi Fevziu lidhur me kasën për masakrën e Krushës së Madhe, Basha tha se nuk e ka marrë kurrë dhe shtoi se akuzat kundër tij janë çmontuar.

“E vërteta është ajo që ju keni shteruar tashmë këtu. Kaseta e masakrës së Krushës së Madhe, është marrë nga Dashamir Peza, si përkthyer i BBC. Sa i përket faktit tjetër, e ka hedhur poshtë Baton Haxhiu. Unë jam krenar për çdo sekondë të kaluarës sime dhe për kohën që kam shërbyer në Kosovë. Të gjitha akuzat janë sajesa absolute. Të gjitha kanë marrë përgjigje të qartë”.


Lidhur me takimin me Bellanicën, Basha tha se nuk e ka takuar kurrë dhe shtoi se është dëshmia e Dashamir Pezës është prova e qartë që kasetën e ka marrë BBC.

“Asnjëherë nuk jam takuar me Meliam Bellanicën. Sipas dëshmisë së Dashamir Peza, kaseta është marrë nga ai dhe BBC, që është transmetuar nga të gjithë televizionet e tjerë. Për akuzën tjetër, gjithçka është çmontuar nga Baton Haxhiu, unë s’kam qenë kurrë pjesë e hetimeve për UÇK-në”.

Për hetimet që ka kryer në Kosovë, kreu i demokrateve u shpreh se ka qenë pjesë e grupit që kanë hetuar vetëm për krimet serbe.

“Unë kam pjesë e dy hetimeve kundër Sllobodan Milloshevit, jam krenar që kam dhënë kontributin tim për kasapin e Ballkanit. Në Kosovë kemi hetuar krimet Serbe. Këto janë bërë hetimet e vetme që kam bërë, ose më saktë ka ndihmuar se unë nuk kam bërë hetime”, tha ai në TvKlan.

Basha tregoi atë që sipas tij është çmontimi i akuzave kundër tij. “Pastaj u ngrit fabula për Shtëpinë e Verdhë, që e çmontuat ju këtu. E para për kasetën që foli vetëm Dashamir Peza, e dyta për arrestimin e një luftëtari që u çmontua nga Baton Haxhiu. Dhe për Shtëpinë e Verdhë që tha zv. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut që tha se kishte qenë ai në Shtëpinë e Verdhë dhe jo unë”, u shpreh kreu i PD.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori