Akuzat, korrupsioni dhe bashkimi nën dardhë
Është fakt se përfoljet e gojëdhënat në mesin tonë, si në çdo mjedis tjetër primitiv, jo rrallë tejkalojnë logjikën e së mundshmes. Në këto situata njeriu që e ndien veten të pastër, e ka shumë vështirë të sillet në mënyrën më të mirë të mundshme. Dilema hamletiane të jesh a të mos jesh, me të drejtë shndërrohet në dilemën të flasësh a të mos flasësh kur të tjerët të përrallisin. Mirëpo, kur je person publik dhe për ty flitet në çdo pëllëmbë të vendit se je i korruptuar, është mirë ta rishikosh kontributin tënd drejt bërjes subjekt i përrallës.
Nuk e kam të qartë si mundën disa njerëz të qëndrojnë pasivë tërë kohën derisa të tjerët i godasin. Si qenie të gjalla që jemi do të duhej të japim shenja jete edhe kur na lëvdojnë e edhe kur na shajnë. Nëse nuk jemi mazohistë që dhembjen ta përjetojmë si kënaqësi, kuptohet. Reagimi, para se të jetë çështje temperamenti, është cilësi që dallon njeriun. Cila është arsyeja që heshtin qeniet tona politike kur apostrofohen publikisht? Disa prej këtyre gjallesave përveç marrjes me politikë nuk kanë ndonjë zanat tjetër. Pra, pse nuk reagojnë ata që politiken e kanë profesion kur iu cenohet biografia? Ajo që është kusht esencial për karrierë politike.
Qëndrimi indolent i funksionarëve politikë ndaj akuzave publike është kurrgjë më shumë se sa një lloj kompensimi për mungesë faktesh kundrejt akuzës. Heshtja dendëson mjegullën dhe në thellësi ruan enigmën. Sa më gjatë aq ma mirë. Kjo mjegull len hapësirë për dy opinione skajshmërisht të kundërta. Sipas opinionit të parë nuk ka nevojë për përgjigje, sepse krejt çka flitet është një konstrukt i marrë. Sipas të dytit, çfarëdo arsyetimi është i kotë, sepse krejt çfarë flitet është e saktë. Një fshat që shihet kallauz nuk do.
Protagonistët e rrëfimeve për krimin kanë zgjedhur filozofinë e heshtjes. Ose, taktikën e të folurit me masë. Edhe kur flasin janë shumë të kujdesshëm çfarë thonë. Shpjegimet e tyre gjithmonë janë të mangëta dhe nuk kënaqin kureshtjen. Ndonjëherë në brendi të tyre përmbajnë sentimentin, dhembjen! Ndonjëherë – publicitetin! Kur ti mendon se u zunë ngushtë, ata ngritën dy herë më lartë. Ajo që do t’i bënte ata ta pranonin fajin nuk është morali i tyre. Ata nuk kanë moral.
Dënimi për ta nuk vjen nga zoti, sepse ai mëshiron edhe kriminelet. Nuk vjen as nga shteti, sepse shteti është i zënë me vetveten. Kriminelët tanë nuk ka kush t’i ndjek, as t’i frikësojë.
Në një tregim të satiristit turk Aziz Nesin, dy kalimtarë takohen rastësisht në rrugë mu në kohën kur policia po ndiqte kriminelin. Personi i parë e pyet të dytin se ke po e ndjekin? I dyti pasi sheh një grup hajnash që kishin thyer vitrinat e po plaçkitnin, thotë: “Ja këta po i kërkuakan!” Por policët kalojnë gjakftohtë pa trazuar plaçkitësit. Kalimtarët pastaj shohin dy burra tek dhunonin një femër në mes të rrugës dhe gëzohen që policët do t’i japin fund asaj skene të tmerrshme. Policët përsëri kalojnë duke injoruar viktimën. Kureshtja e të dy kalimtarëve shuhet kur policët në qetësi i vënë prangat njërit prej tyre, (që natyrisht ishte i pafajshëm) duke klithur të kënaqur se e zunë kriminelin!
Aziz Nesin vdiq me 1995. Sigurisht me shpresë se tregimi i tij nuk do të ishte aktual edhe me 2010. Ai kishte shkruar zemër plasur për denigrimin e shtetit të tij, pa ditur se Kosova do të bëhej shtet ndonjëherë.
Një mik imi më thoshte se në Kosovë nuk ka pozitë dhe opozitë. Këtu ka vetëm skema të interesit. Partitë politike shërbejnë për t’i drejtuar bizneset familjare. Njerëzit që shahen mes vete nga kampe të ndryshme politike, këtë nuk e bëjnë në emër të shtetit e as të progresit. Të njëjtit bashkohen në shtratin e krimit sapo të bjerë muzgu i mbrëmjes. Nuk është befasi që aktivistët të jenë të bashkuar në ndeja joformale më shumë me kundërshtarët politikë sesa me ata të partisë së vet.
Kështu, duke kritikuar njëri tjetrin, politikanët tanë në të vërtetë tallën me qytetarët e ndershëm, të cilët kur dëgjojnë krismën shpresojnë se është goditur caku. Ata nuk e dinë se liderët e tyre gjithnjë përdorin municion manovrash që pos krismave te zbrazëta nuk prodhojnë gjë tjetër. Ajo që ata mund ta kenë goditur ndonjëherë ka qenë preja e përbashkët e gjahut. Një ditë edhe mund ta godasin njëri tjetrin nëse kanë konflikt për prenë a për pronën. Por, kurrë për kualitet qeverisjeje e as për jetë më të mirë të qytetarëve.
Logjika e grabitjes përjashton logjiken e shtetit. Ashtu si nuk mund ta ndërtosh shtetin kur përdor postin për t’u pasuruar, nuk mundesh as ta kritikosh shtetin kur abuzon përditë me të. Në këtë rast të dytë, edhe pushtetarët edhe opozitarët kanë vetëm një emër: grabitqarë. Apo, shkelës të ligjit. Dallimi nuk është te parimi, por te sasia e plaçkës. Kush po arrin të vjedh me shumë. E dihet, se ai qe është nën dardhë han më shumë dardha.
Para dy vitesh, të gjithë liderët e partive tjera politike pasi takoheshin me mandatorin e ri nuk fshihnin dëshirën për të qenë pjesë e qeverisë. Për të qenë nën dardhë. Komenti i oponentit më të zëshëm madje dukej më i sinqerti. “Kur vjen puna te pushteti, të gjithë e duam atë”, pat deklaruar ai. Pra, fjala ishte për ta dashur atë pjesë të pushtetit që do t`u jepte mandatori. Tani flitet për shkollat e ndryshme të qeverisjes. Thuajse populli nuk e ka parë me sy të vet shkollën e tyre. Shkollën që nuk i ndan, por i bashkon për mrekulli këto mendje të ndritura të kombit!
Me rëndësi është që të gjithë të jenë nën dardhë, ose sa më afër dardhës. Kur ata bashkohen, edhe populli është i kënaqur. Sepse, është arrirë pajtimi! Paqja. Uniteti.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëEdhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin