LAJMI I FUNDIT:

AKU bllokon 123 subjekte dhe gjobit 139 të tjera

AKU bllokon 123 subjekte dhe gjobit 139 të tjera

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka bllokuar gjatë këtij muaji aktivitetin e 123 subjekteve dhe ka gjobitur 139 njësi të tjera që tregtonin jashtë kushteve higjeno saniatare.

Për të garantuar sigurinë ushqimore në tregjet e vendit në ditët e festive të fundviti kur dhe fluksi i blerjeve ushqimore është tejet i lartë, Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së, Agim Ismaili ka urdhëruar “Për intensifikimin e inspektimeve në operatorët e biznesit ushqimor” me fokus kryesisht produktet e konsideruara me risk.

Sipas informacionit nga drejtoritë rajonale të AKU-së, rezulton se në qarkun Tiranë , Durrës, Fieri, Gjirokastër, Shkodër, Korçë e Berat janë sekuestruar sasi produkti mishi dhe peshku që tregtoheshin jashtë kushteve higjieno-sanitare. Në Berat njofton AKU, janë sekuestruar dhe produkte të brumit ndërsa në Shkodër është konfiskuar një sasi duhani, të cilat kanë rezultuar jashtë standardeve për konsum.


Në rang kombëtar AKU ka kryer në total 921 inspektime në subjektet e tregtimit të mishit, peshkut, bylmetit, supermarkete, markete, magazina frigoriferike, pastiçeri, fast food e restoranteve.

Për shkeljet dhe parregullsitë e konstatuara në zbatimit të ligjit për sigurinë ushqimore, AKU ka paralajmëruar 219 subjekte ndërsa ka bllokuar 27589 ton mish e produkte të tij, 0.357 ton peshk, 0.1 ton produkte qumështi, 0.1437 ton duhan, 2.6622 ton produkte brumi /uthull, leng limoni , arra, dhe 0.004 ton patatina.

AKU i bënë apel qytetarëve që të blejnë ushqimet e mishit, peshkut, bylmetit dhe vezët, vetëm në tregje që plotësojnë kushtet e higjenes dhe standardet frigoriferike.

Njëkohësisht AKU i kërkon qytetarëve që të denoncojnë çdo rast abuzimi të tregtarëve, prodhuesve apo importuesve të produkteve ushqimore./ATA/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Kalo në kategori