LAJMI I FUNDIT:

Aktorja që luajti Hyremin, Meryem Uzerli shkëlqen me paraqitjen elegante në Festivalin e Kanës

Aktorja që luajti Hyremin, Meryem Uzerli shkëlqen me paraqitjen elegante në Festivalin e Kanës
Foto: Getty Images

Aktorja e famshme turke Meryem Uzerli, e cila u bë një fytyrë e njohur në të gjithë botën pas rolit të Sulltaneshës Hyrrem në serialin fenomen “Sulltan Sylejmani: Shekulli Madhështor”, së fundmi mori pjesë në Festivalin e Filmit në Kanë.

Uzerli, e cila njihet për tërheqjen e vëmendjes me çdo veprim, stil dhe fjalë, ka arritur sërish të jetë në qendër të vëmendjes, shkruan Ensonhaber.

E pranishme në edicionin e vitit 2024 të Festivalit të Filmit në Kanë, Uzerli tregoi një pamje tërheqëse në tapetin e kuq e veshur me një fustan të zbukuruar me gurë të ngjyrosur dhe viza me ari.


Foto: Getty Images

Stili dhe shkëlqimi i saj u gjendën në fokusin e fotove dhe komenteve të ndjekësve dhe të medias së pranishme.

Ndërkaq, pas komenteve të fundit për ndërhyrjet estetike, Meryem këtë herë u përball me kritika për zgjedhjen e saj të veshjes, ku disa komentatorë e gjetën tepër e rëndë dhe jo në përputhje me shijen e tyre.

Foto: Getty Images

Megjithatë, pavarësisht nga kritikat, askush nuk mund të mohojë prezencën e saj magnetike dhe gjurmët që ka lënë në industrinë e kinematografisë.

Foto: Getty Images

Meryem Uzerli, e cila ka një karrierë të gjatë dhe të suksesshme si aktore, vazhdon të jetë një nga emrat më të ndjekur dhe të diskutuar në festivalin e prestigjshëm të kinemasë, duke konfirmuar se shkëlqimi dhe talenti i saj janë të pranishëm jo vetëm në ekran, por edhe në eventet ndërkombëtare të artit dhe modës. /Telegrafi/

Foto: Getty Images

Foto: Getty Images

Foto: Getty Images

Foto: Getty Images

Në trend Magazina

Më shumë
Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Magazina
Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Magazina
“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

Magazina
Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Magazina
“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

Magazina
Kalo në kategori