LAJMI I FUNDIT:

Akti i një individi nuk prek miqësinë mes nesh!

Akti i një individi nuk prek miqësinë mes nesh!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vlerëson sinqerisht ngushëllimet e shprehura nga populli i Shqipërisë për vrasjen e dy ushtarëve amerikanë në Frankfurt nga një shqiptar me origjinë nga Kosova. Në një kumtesë të Ambasadës amerikane në Tiranë thuhet se “akti i një individi nuk mund ta prekë miqësinë e thellë mes dy popujve”.

“Akti i një individi të vetëm nuk prek në asnjë mënyrë miqësinë e thellë dhe bindëse midis dy vendeve tona apo marrëdhënien jashtëzakonisht të ngrohtë dhe të afërt që kanë dy popujt dhe dy qeveritë tona”, tha ambasada amerikane në Tiranë në një deklaratë të saj.

Dy ditë më parë, në Aeroportin e Frankfurit, 21-vjeçari me origjinë nga Kosova, Arid Uka, vrau dy ushtarë amerikanë dhe la të plagosur dy të tjerë. Ngjarja në Frankfurt ngjalli reagimin e shqiptarëve kudo në Ballkan, të cilët e shohin popullin amerikan si aleatin më të besueshëm të tyre në botë. /Telegrafi/