LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë për vrasje në Pejë

Aktakuzë për vrasje në Pejë

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit F.Ll. për vepër penale “Vrasje” nga neni 178 të KPRK-së, “Vrasje e mbetur në tentativë në rrethana të tejkalimit të mbrojtjes së nevojshme” nga neni 178 lidhur me nenin 28 dhe 12 paragrafi 3 të KPRK-së dhe vepër penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së, si dhe kundër të pandehurit F.G. për vepër penale “Vrasjes e mbetur në tentativë” nga neni 178 lidhur me nenin 28 të KPRK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së.

Sipas aktakuzës, i pandehuri F.Ll. më 14.07.2017, pas një mosmarrëveshje që kishte me viktimën I.G. hynë në oborrin e këtij të fundit merr një sëpatë dhe e godet viktimën në pjesën e sipërme të kokës dhe në vetullën e djathtë, ashtu që si pasojë e kësaj i njëjti ndërron jetë.

Ndërkaq, i pandehuri F.G. me të kuptuar se prindi i tij ka ndërruar jetë, i mllefosur, merr një pistoletë dhe niset në drejtim të shtëpisë së të pandehurit F.Ll., ashtu që me tu afruar afër saj ka shtënë njëherë, e më pas shkon tek dera e oborrit, futë dorën brenda dyerve dhe në një distancë prej 4-5 m shtënë disa herë në drejtim të pandehurit F.Ll., mirëpo nuk kishte arrit ta godas.


Me të vërejtur këtë situatë i pandehuri F.Ll. me qëllim që ta zmbraps sulmin nga vetja nxjerr një armë dhe me të shtënë 7 herë në drejtim të pandehurit F.G. të cilin e godet me tre plumba dhe i njëjti urgjentisht dërgohet në spital.

Sipas një njoftimi, të pandehurit me këto veprime kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruara sikur më lart. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit t’i shpallë fajtorë dhe t’i dënojë sipas ligjit për veprën penale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Kalo në kategori