LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë për vjedhje të rëndë në Gjakovë

Aktakuzë për vjedhje të rëndë në Gjakovë
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë kundër M.R. nga Prishtina, që në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “ vjedhje e rëndë” nga neni 327 parag.1 nënparag 1.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri M.R., me datë 14.11.2018, në Gjakovë, pikërisht në lokalin “EL-TOBACO”, në bashkëkryerje me personin N.N., kanë hyrë me forcë duke thyer xhamin e derës, kanë marrë 358 pako cigare të llojeve ndryshme dhe arkën e parave që gjendej në lokalin e tani të dëmtuarit A.S.

Të pandehurit edhe pse janë vërejtur nga policia, me automjetin e tyre kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes, ku gjatë ikjes e kanë goditur automjetin e policisë, dhe tre prej tyre në këmbë janë larguar në drejtim të panjohur, ndërsa i pandehuri M.R., është arrestuar dhe gjendet në paraburgim që nga data 14.11.2018”, thuhet në njoftimin për media.


Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar më lartë.

Prokurori i rastit, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë, që i pandehuri të shpallet fajtorë dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë. /Telegrafi/