LAJMI I FUNDIT:

Aksioni “Vjeshta 2”, arrestohen 4 persona

Aksioni “Vjeshta 2”, arrestohen 4 persona

Policia e Tiranës vazhdoi të shtunën operacionin “Vjeshta 2”, dhe gjatë aksionit u arrestuan 4 persona.

Policia tha se “u arrestuan Gjergji Simo 49 vjeç, Liridon Frroku , Genci Harunin 21 vjeç si dhe Lorenc Sadikaj. 49 vjeçari Simo është dënuar me 6 muaj burg për vjedhje, ndërsa Frroku i dënuar me 2 vjet e 8 muaj dhe ishte në kërkim.”

“21 vjeçari Genci Harruni akuzohet për armëmbajtje pa leje, ndërsa 23 vjeçari Sadikaj u kap me 200 gr hashash, dhe ky aksion është pjesë e një plani masash për rritjen e sigurise publike dhe ndalimin e personave në kërkim apo të dyshuarve për vepra penale”, theksoi policia e shtetit. /Telegrafi/