Aksidentet në trafik, plaçkitjet dhe kafshët endacake perceptohen si tri sfidat kryesore të sigurisë publike.
Në katër vitet e kaluara, mesatarisht 17 e 700 aksidente trafiku kanë ndodhur në vit, rreth 10 mijë njerëz janë lënduar dhe më shumë se 120 persona kanë humbur jetën çdo vit. Ngjashëm, rreth 7000 plaçkitje janë raportuar në polici në dy vitet e fundit.
Këto statistika kanë dalë nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, e cila sot ka lansuar rezultatet e Edicionit Special të Barometrit Kosovar të Sigurisë mbi Trendët e Perceptimeve të Qytetarëve për Sigurinë Publike në Kosovë në katër vitet e fundit (2012 -2015).
Sipas këtij raporti gjatë kësaj periudhe, mesatarisht, 40 për qind e qytetarëve ndihen të sigurt në Kosovë, 40 përqind nuk kanë ndonjë mendim të ndarë dhe as nuk ndihen sigurt dhe as pasigurt, përderisa 20 përqind e qytetarëve ndihen të pasigurt në Kosovë.
Shikuar në katër vitet e fundit është shënuar një trend pozitiv i kufizuar në perceptimet mbi sigurinë e përgjithshme publike. Megjithatë, kriza politike në vend viteve të kaluara e ka stagnuar këtë trend pozitiv kundrejt ndjenjës së sigurisë tek qytetarët.
Raporti konstaton se lagjet e banuara nga komuniteti serb dhe ato përgjatë vijës kufitare me Serbinë (të banuara nga komuniteti shqiptar) rezultojnë të ndihen më pak të sigurta në krahasim me qytetarët e rajoneve të tjera të Kosovës.
Në anën tjetër, gratë kanë shprehur shkallë pak më të lartë të ndjenjës së sigurisë në shtëpitë/apartamentet e tyre në krahasim me burrat. Mirëpo, ndjenja e tyre e sigurisë zvogëlohet dhe është dukshëm më e ulët në nivel të komunitetit.
Ndër arsyet kryesore që kanë ndikuar në ndjenjën e sigurisë tek qytetarët nuk ndërlidhen me mbrojtjen që ata gëzojnë nga institucionet shtetërore e të sigurisë.
Për më tepër, 52 për qind e qytetarëve ndihen të sigurt me faktin që ata jetojnë në një lagje të mirë dhe 35 për qind me faktin që ata jetojnë jetë normale dhe respektojnë ligjin dhe rendin.
Në anën tjetër, vetëm 4 për qind e qytetarëve deklaruan që ndjehen të sigurt sepse institucionet shtetërore të sigurisë e kryejnë mirë punën e tyre.
Për sa i përket bashkëpunimit polici-qytetar, rezultatet e katër viteve të fundit tregojnë që është rritur kontakti ndërmjet qytetarëve dhe policisë dhe njëkohësisht edhe besimi i qytetarëve ndaj policisë.
Po ashtu, shumica e qytetarëve kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të raportuar krimin tek policia.
Mirëpo, pavarësisht këtyre rezultateve, vërehet që janë rritur edhe shqetësimet e qytetarëve në lidhje me shpalosjen e identitetit nga ana e policisë në rast të raportimit dhe efektivitetin e policisë në luftimin e krimit dhe dukurive tjera negative.
Në anën tjetër, vetëm një përqindje e ulët e qytetarëve e konsideron dhunën në familje si problem komuniteti në Kosovë dhe për më tepër vërehet dozë ngurrimi për tu përgjigjur drejt mbi këtë çështje.
Përveç kësaj, është shqetësues fakti që vërehet mungesë serioze e vetëdijes lidhur me dhunën në familje, posaçërisht kur kemi të bëjmë me format e ndryshme të manifestimit të saj.
Përmirësimi i sistemit arsimor dhe zhvillimi ekonomik janë identifikuar nga më shumë se 90 për qind të respondentëve si dy masat primare të cilat do të ndikonin në përmirësimin e sigurisë publike në Kosovë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos