LAJMI I FUNDIT:

Aksidentet me fatalitet 16% më shumë

Aksidentet me fatalitet 16% më shumë

Numri i aksidenteve me fatalitet, si dhe numri i këmbësorëve të goditur nga automjetet gjatë këtij viti është shumë më i madh në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, tregojnë statistikat zyrtare të Policisë së Kosovës. Lidhur me këtë, anëtarët e familjeve të personave që kanë pësuar në këto aksidente, thonë se shpejtësia është arsyeja kryesore që po ndodhin ngjarje të tilla.

Vetëm gjatë nëntëmujorit të këtij viti, janë shënuar 109 aksidente me fatalitet, 126 persona janë lënduar, ndërsa 38 prej tyre, këmbësorë, kanë humbur jetën, tha zyrtari për informim në Policinë e Kosovës Brahim Sadriu për Evropën e Lirë.

Sipas Sadriut, këto shifra janë mjaft shqetësuese për shoqërinë në përgjithësi.
“Policia, përpos detyrave të përditshme, ka pasur edhe angazhime shtesë për parandalimin e kësaj dukurie, e sidomos vetëdijesimin e shoferëve të rinj në rrugë, si dhe vetëdijshmin e fëmijëve dhe kjo ka korresponduar me fillimin e vitit të ri shkollor”, bënë të ditur Sadriu.

Por, qytetarët në Prishtinë japin mendime të ndryshme rreth shkaqeve të aksidenteve të shpeshta që po ndodhin në komunikacion. Aida Musa mendon se shkaku i aksidenteve është marrja e patentë-shoferit në kompanitë private, në mënyrë shumë të lehtë.


“Mendoj që shkaku i aksidenteve me fatalitet që po ndodhin kohëve të fundit, është joserioziteti i marrjes së patentë-shoferit. Përpara ka qenë më vështirë dhe më serioze dhe mendoj se edhe mungesa e policisë në komunikacion – ka aty këtu, por kryesisht mungojnë, pastaj edhe shpejtësia është shkak tjetër”, shprehet Musa.

Ndërkaq, Basri Lenjani, drejtor i Qendrës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare, thotë se prej 10 deri 15 për qind është numri i pacientëve, të cilët kërkojnë ndihmë si pasojë e aksidenteve rrugore në Kosovë.

“Numri i të vdekurve në qendrën tonë, krahasuar me vitin e kaluar, është 1 për qind më i lartë dhe totali është 16 për qind e vdekjeve të personave të lënduar në aksidente. Me gjithë angazhimin tonë që t’u ndihmojmë për të shpëtuar jetë, kjo përqindje ka përfunduar me vdekje derisa 2 për qind e tyre mbesin në karroca invalidore”, thekson Lenjani.

Autoritetet e rendit po përpiqen ta trajtojnë këtë problem dhe në këtë kuadër kanë hartuar planin operativ policor “Të shpëtojmë jetë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Lajme
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Lajme
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajme
Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori