LAJMI I FUNDIT:

Aksident trafiku në Qyshk të Pejës, humb jetën një femër

Aksident trafiku në Qyshk të Pejës, humb jetën një femër

Një femër ka humbur jetën në një aksident trafiku në fshatin Qyshk të Pejës.

Policia njofton se viktima ka humbur jetën pasi  një person derisa ishte duke lëvizur me automjetin e tij ka goditur të njëjtën, e cila po udhëtonte në këmbë.

Ajo ka ndërruar jetë në Spitalin e Pejës. Rasti ka ndodhur pasditen e së martës.


Me urdhër të prokuronit trupi i pajetë u është liruar familjarëve, ndërsa drejtuesi i automjetit është dërguar në mbajtje.