LAJMI I FUNDIT:

Aksident me pesë të lënduar në Nadakovc të Vushtrisë

Aksident me pesë të lënduar në Nadakovc të Vushtrisë

Pesë persona kanë kërkuar tretman mjekësor, si pasojë e lëndimeve të pësuara në një aksident trafiku.

Aksidenti raportohet të ketë ndodhur në ora 19:00 në rrugën magjistrale Mitrovice-Prishtine, segmenti rrugor në fshatin Nadakovc të Vushtrrisë, transmeton Telegrafi.

Në aksident janë përfshirë dy automjete civile. Shkaktar i aksidentit dyshohet të jetë pakujdesia e drejtuesit të njërës nga veturat e aksidentuara, i cili nga rruga dytësore lidhet në rrugë magjistrale dhe godet veturën tjetër në lëvizje.


Pesë të lënduarit kanë kërkuar tretman mjekësor QKF të Vushtrrisë, e pastaj janë dërguar në QKUK. /Telegrafi/