LAJMI I FUNDIT:

Aksident në rrugën Sedllarevë-Merovë, humb jetën një person

Aksident në rrugën Sedllarevë-Merovë, humb jetën një person

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë bëjnë të ditur se, një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar në aksidentin që ka ndodhur mbrëmë në rreth orës 1, në rrugën lokale Sedlarevë-Merovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas SPB-së në Tetovë, B.K (32) nga Shkupi deri tani për arsye të pa njohura ka humbur kontrollin mbi makinën e tij “BMW”, dhe ka dalë nga rruga duke rënë në thellësi 20 metra në një terren të paarritshëm.
Drejtuesi i makinës ka ndërruar jetë në atë vend, ndërsa bashkëudhëtari i tij S.G (40) nga Shkupi, ka marrë lëndime më të lehta, është dërguar në spitalin klinik në Tetovë, kumë pas është lëshuar për kurim shtëpiak.

“Në koordinim me prokurorin publik, hetim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB-së Tetovë, me urdhërin e të cilit trupi i të vdekurit është dorëzuar për obduksion. Po punohet në zbulimin e arsyeve të aksidentit”, deklaroi Marjan Josifovski./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori