LAJMI I FUNDIT:

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen 2 të rinj

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen 2 të rinj

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ndodhi mëngjesin e së hënës në autostradën Tiranë-Durrës.

Një motorr u përplas me një automjet dhe për pasojë u plagosën një çift të rinjsh, të cilët udhëtonin me motorr.

Të plagosurit u dërguan menjëherë në spitalin Ushtarak.

Policia po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. /Telegrafi/