LAJMI I FUNDIT:

Aksident ndërmjet një furgoni dhe një motoçiklete në Fushë Kosovë, një i lënduar rëndë

Aksident ndërmjet një furgoni dhe një motoçiklete në Fushë Kosovë, një i lënduar rëndë

Një aksident ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku si pasojë një person është lënduar rëndë.

Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku sipas policisë në aksident kanë qenë të përfshira një furgon dhe një motoçikletë.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë. Në aksident kanë qenë të përfshira një furgon me targa të Republikës së Kosovës dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës, i cili është dërguar në QKUK për tretman mjekësor ndërkohë që me urdhër të prokurorit të shtetit ngasësi i furgonit është shoqëruar në polici, Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/