LAJMI I FUNDIT:

Aksident fatal në magjistralen Mitrovicë-Pejë

Aksident fatal në magjistralen Mitrovicë-Pejë

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur sot në mesditë në rrugën magjistrale Mitrovice-Pejë, përkatësisht ne fshatin Pemishte te Skenderajt.

Si pasojë e lëndimeve te pësuara, ne vendngjarje pa shenja jete ka mbetur viktima, njëherësh drejtuesi i veturës me inicialet S. Q., i moshës 78-vjeçare.

Lajmin për KosovaPress e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.


Sipas tij, nga hetimet e para të Policisë te vendi i aksidentit, mësohet se si pasojë e humbjes së kontrollit të automjetit gjatë daljes nga rruga, viktima ka përfunduar në një kanal skaj rrugës.

“Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion ne Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë Zahiti.