LAJMI I FUNDIT:

AKR në Ferizaj thotë se është e fuqishme dhe unike

AKR në Ferizaj thotë se është e fuqishme dhe unike

Aleanca Kosova e Re, dega në Ferizaj, sot ka mbajtur takimin me strukturat e degës, në të cilin u rikonfirmua që AKR në Ferizaj mbetet e unifikuar dhe e fuqishme.

Gjatë këtij takimi, sipas një njoftimi, koordinatori i degës, Ibrahim Hyseni, deklaroi që Aleanca Kosova e Re, dega në Ferizaj, është e gatshme për këto zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

Ai po ashtu ka kërkuar angazhim shtesë nga strukturat e degës, duke përfshirë kryesinë e degës, forumet brenda partisë dhe nëndegët në fshatrat e Ferizajt.


Koordinatori Hyseni ka njoftuar po ashtu që dega është unike dhe e kompletuar me struktura, kështu nuk ka nevojë për zgjedhje të brendshme, kurse dy pozitat e lëna bosh në kryesi do të plotësohen pas procesit zgjedhor për kuvendin e Kosovës.

Po sipas njoftimit, nga niveli qendror strukturat e degës së AKR-së në Ferizaj, i përshëndeti koordinatori i shtabit zgjedhor, Selim Pacolli, i cili ka falënderuar degën për kontributin e dhënë në fuqizimin e vlerave liberale në Ferizaj.

Ai po ashtu ka njoftuar degën me aktivitetet e partisë në nivel qendror si dhe me përgatitjet që po bëhen në kuadër të procesit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

Siç thuhet tutje në njoftim, ditëve në vazhdim koalicioni AKR-NISMA do të prezantojnë programin e tyre politik për zhvillimin e vendit, program ky i cili do të jap zgjidhje për problemet e mëdha që ka sot Kosova dhe qytetarët e vendit, duke përfshirë edhe komunën e Ferizajt.

Në takimin me strukturat e degës së AKR-së në Ferizaj morën pjesë përfaqësues nga kryesia qendrore e partisë, duke përfshirë sekretarin e partisë, Vesel Makolli, koordinatorin e shtabit zgjedhor, Selim Pacolli, kryetarin e kuvendit të partisë, Fatmir Matoshi, deputetin, Islam Pacolli, shefin e kabinetit të zv/kryeministrit Pacolli, Jetlir Zyberaj, e zv/ministrat Shkodra, Selmani e Avdullahu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Drejtësi
Gjykata Speciale: Haxhi Shala dënohet me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Gjykata Speciale: Haxhi Shala dënohet me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Lajme
Urdhri i Trumpit për ndalimin e përkohshëm të ndihmës së huaj, GAP: Në Kosovë ndikohen rreth 17 projekte aktive

Urdhri i Trumpit për ndalimin e përkohshëm të ndihmës së huaj, GAP: Në Kosovë ndikohen rreth 17 projekte aktive

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Kujdesi ndaj vetes, në çka assesi nuk duhet të ‘lëshojmë pe’ - flet psikologia Qenaj

Kujdesi ndaj vetes, në çka assesi nuk duhet të ‘lëshojmë pe’ - flet psikologia Qenaj

Lajme
Kalo në kategori