LAJMI I FUNDIT:

AKR i bashkohet koalicionit parazgjedhor AAK-NISMA?

AKR i bashkohet koalicionit parazgjedhor AAK-NISMA?

Bllokut opozitar AAK-NISMA shumë shpejt pritet t’i shtohet edhe Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit.

Burime të portalit ‘Indeksonline’, bëjnë me dije se tashme liderët e këtyre tri partive janë takuar dhe është arritur një pajtueshmëri qe këtij koalicioni t’i bashkohet edhe AKR.

Merret vesh se negociatat po zhvillohen në nivel me të ulët, pra të grupeve punuese, ku po diskutohet lidhur me mënyrat e ndarjes se listës për kandidatët për deputetë.


Sipas burimeve brenda partive në fjalë, koalicioni do të mund të zyrtarizohet shumë shpejt, nëse vendoset të shkohet në zgjedhjet brenda 45 ditë në zgjedhje. Ndërsa, nëse zgjedhjet nuk mbahen brenda kësaj periudhe, atëherë do mund të shtyhej arritja e ujdisë përfundimtare.

Vet krerët e këtij koalicioni, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, kanë deklaruar se do të mirëprisnin AKR-në, në këtë bllok opozitar. Sipas tyre, koalicioni parazgjedhor AAK-NISMA është i hapur për secilin subjekt, përfshire edhe për AKR-në.

Ditë më parë një zyrtar i AKR-së pati përjashtuar mundësinë qe kjo parti të bëjë koalicione parazgjedhore, por rritja e zërave për shkuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme mund të kenë ndikuar qe AKR të ndryshojë qëndrimin dhe të mendoje idenë e koalicioni parazgjedhor. /Indeksonline/