Me kompletimin e bordit dhe menaxhmentit, gjatë vitit 2016, Agjencia Kosovare e Privatizimit, (AKP), ka arritur të rrisë të hyrat nga qiratë. Po ashtu, edhe ndarja e 20 përqindëshit ka treguar punë efikase, pasi janë ndarë rreth 14 milionë euro. Shitja e ndërmarrjeve për vitin 2017, do të bëhet vetëm atëherë kur objektet e uzurpuara do të lirohen. Këto i ka bërë të ditura në një intervistë për KosovaPress, drejtori menaxhues i AKP, Ekrem Hajdari.
Ai tha se nëse do të rritet efikasiteti i punës së Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, atëherë mund të përfundojë shumë shpejtë procesi i likuidimit dhe shpërndarja e 20 përqindëshit për punëtorët që janë në pritje. Sfiduese mbeten shqyrtimi i 23 mijë lëndëve nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme. Kjo ka bërë që të ketë ngadalësim të procesit të likuidimit.
“Kemi shpërndarë diku mbi 14 milionë euro, për 20 përqindëshin i cili është paraparë të iu shpërndahet ish-punëtoreve të Ndërmarrjeve Shoqërore. Ne po shpresojmë që në 2017-tën Dhoma e Posaçme do t’i ngritë kapacitete e saj edhe do të jetë në gjendje të përcjellë dinamikën e re”, tha Hajdari.
Sfiduese për AKP-në, mbetet trajtimi i lëndëve të mbetura në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme. Sipas tij, në këtë aspekt duhet mobilizim i institucioneve shtetërore, në mënyrë që lëndët kontestuese të zgjedhën sa më parë.
“Aty i kemi të grumbulluara mbi 23 mijë lëndë edhe këtë çështje e kemi ngrit te Qeveria, edhe parlamenti, të gjithë janë të dakorduar që të ndërmerren veprime të duhura për mobilizimin e dhomës së posaçme në mënyrë që t’i trajtoj këto raste më efektive. Duhet ngritje të kapaciteteve edhe në dhomën e posaçme në mënyrë që gjitha ato ankesa e kërkesa të kreditorëve të trajtohen me kohë”, tha Hajdari.
Ndërsa të hyrat që AKP ka realizuar nga qiratë, ai thotë se arrijnë në 7.8 milionë euro. “Kjo ngritje e inkasimit është evidente në 13 vitet e para të operimit të AKP-së, shuma e inkasimit ka qenë afër 9 milionë, përderisa tani dy vitet e fundit janë inkasuar mbi 7 milionë e 800 mijë euro, vetëm të hyra nga qiratë e asetetve të ndërmarrjeve shoqërore që janë nën administrimin e AKP-së”, tha Hajdari.
AKP më nuk do të shesë ndërmarrje të uzurpuara. Hajradi thotë se në të kaluarën kjo metodë e shitjes që është bërë ka bërë që investitorët real mos të mund t’i shfrytëzojnë asetet e blera dhe kjo tash më nuk do të ndodh.
“AKP fatkeqësisht në të kaluarën ato asete i ka ofruar për shitje edhe ka ardhur deri tek finalizimi i kontratës, përderisa, pala, blerësi nuk ka arrit kurrë ta gëzoj asetin të cilin e ka blerë për shkak të kontesteve të ndryshëm dhe problemeve dhe konflikteve që ka pasur me uzurpatorin. Në vitin 2017 do të sigurohemi që çdo asete i cili ofrohet për shitje do të jetë i lirë nga uzurpimi, andaj, kontrata në momentin e parë që do të nënshkruhet, pala gjegjësisht investitori do jetë pronarë qysh prej ditës së parë”, tha Hajdari.
Storie të suksesshme në 2016, Hajdari ka përmendur ndihmën që i kanë ofruar ndërmarrjes “Feronikeli” duke i mundësuar dhënien e një parcele me qira dhe duke i mundësuar ekstraktimin e xehes. Po ashtu, Hajdari ka thënë se është tepër sukses për këtë vitin që e lamë pas ,lirimi nga mbikëqyrja e spitalit për rehabilitim në Banjë të Pejës, ONIXI. Sipas tij, aty janë bërë investime milionëshe që kanë tejkalua edhe pritjet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

73 milionë euro fondi i pagave të Grupit BALFIN, rritet ndjeshëm kontributi për punonjësit dhe shtetin

Dhurohet donacion i pajisjeve mjekësore për trajtimin e fëmijëve në QMF-në në Istog

Dinari serb – i ndaluar në rregullore por i qarkulluar në treg

Trump rrit tarifat për importet kanadeze të çelikut dhe aluminit në 50% - si hakmarrje për tarifat e energjisë nga Ontario

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Bankat në Kosovë me fitime rekorde gjatë 2024-së, të dhëna përgjatë disa viteve

Dinari serb - i ndaluar në rregullore por i qarkulluar në treg

Shijoni Ramazanin me ofertën e veçantë të KonSoni: 30 vezë për 2.50€

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare