Ndihma e premtuar për qytetarët e Ohrit për dëmin e pësuar nga tërmeti i vitit të kaluar prej 5.1 ballë sipas Rihterit, assesi të arrijë në adresë të qytetarëve. Tashmë kur kanë kaluar rreth tetë muaj, nga Qeveria arsyetohen se ende nuk është formuar Komisioni republikan i cili duhet ta shqyrtojë elaboratin e komisionit komunal për fatkeqësi natyrore.
“Komisioni i cili vendos për dëmet është shkarkuar. Në periudhën e ardhshme, kur do të emërohen anëtarët e ri, do t’ju njoftojmë në mënyrë plotësuese”, tha Mile Boshnjakovski, zëdhënës i Qeverisë.
Qytetarët shprehen skeptikë se do të marrin ndihmë nga shteti. Disa prej tyre kanë arritur që t’i riparojnë dëmet, ndërsa të tjerët ose jetojnë me pasojat nga tërmeti ose janë strehuar tek familjarët e tyre.
“Nuk ka kurrfarë ndihme. Për këtë shkak kam mbetur as andej e as këndej. Kemi paraqitur rastin dhe Komisioni ka kryer ekspertizën. Nga Komisioni i Shkupit nuk ka asnjë zë. Dëme të mëdha kanë pasur në korridor, nëpër dhoma dhe banjë. Çdo gjë është shkatërruar. Jam shumë e dëshpëruar. Askush nuk brengoset se si jeton populli”, u shpreh Lidija Bashiq, pronare e objektit të dëmtuar.
“Askush nuk më është lajmëruar e as nuk kam marrë asnjë denarë. Dëmet i kam mbuluar vetë. Se ku kanë përfunduar ato mjete nuk e di. Dëmi më ka kushtuar 14 mijë denarë. Premtimet janë vetëm në letër. Nuk mendoj se do të marrim ndonjë gjë – tha Dragan Donevski, pronar i makinës së dëmtuar.
Në Ohër shumë objekte janë me dëmtime të kategorisë së katër dhe pesë.
“Deri më sot nuk kemi informacione nga Qeveria nëse do të ketë dëmshpërblime dhe sa përqind do të jetë ai. Çdo ditë vijnë qytetarët dhe unë ju them se presim përgjigje nga Qeveria. Profesorë nga Institutit për Inxhinieri tërmeti dhe sizmologji (IITS) kanë ndaluar jetesën në 15 objekte. Disa prej qytetarë janë strehuar tek familjarët apo miqtë e tyre. Kemi informata të këtilla nga qytetarët”, deklaroi Rade Veljanovski, Komisioni komunal për vlerësimin e dëmeve.
Ndryshe, pranë Komisionit komunal për vlerësimin e dëmeve kanë arritur 862 kërkesa dhe është vërtetuar dëm në lartësi prej rreth 1 milion euro.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski: Dikush mund të bëjë lista për punësime, por deri sa jam unë kryeministër kjo nuk do të ndodhë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

23 shkurti, datë e rëndësishme për Rotary International dhe Rotary në Kosovë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Procesi i imunizimit të djemve kundër HPV po zhvillohet pa probleme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë