Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), ka mbajtur Kuvendin e VII- të punës, ku është diskutuar Draft Strategjia e AKB-së 2016-2019, të arriturat dhe aktivitetet për periudhën 2015, raporti financiar si dhe çështjet organizative, ku të gjitha janë miratuar unanimisht nga 128 delegatët.
Suat Berisha, nënkryetar i AKB-së, tha se në mbledhjen e rregullt të Bordit Drejtues me 5 prill është marrë vendim që të mbahet Kuvendi i VII-të punues.
Kryetari i AKB-së, Agim Shahini tha se roli i AKB-së ishte dhe mbetet i madh, e i cili po vazhdon me trende të rritjes e zgjerimit në të gjitha sferat, ku synim kemi shtrirjen e aktiviteteve jo vetëm në tërë Kosovën, por së shpejti do ti hapim edhe dy zyra në vende të BE-së.
Kreu i AKB-së, shtoi se sot ekonomia e Kosovës, është në një gjendje jo të mirë, në një gjendje e cila po goditet nga konkurrenca e jashtme, por edhe nga ajo e brendshme e cila ne shumicën e rasteve po krijon pabarazi në treg. “AKB-ja, po përpiqemi që t’i artikulojmë kërkesat e bizneseve dhe t’i pasqyrojmë para institucioneve shtetërore të Kosovës për ta përmirësuar mjedisin afarist në vend. Nuk është për t’u mburrur se kemi arritur që të krijojmë një klimë të përshtatshme për zhvillimin ekonomik të Kosovës”, theksoi ai.
Vitin e kaluar sipas Shahinit, më shumë se 2 mijë e 200 biznese janë mbyllur dhe mbi 5 mijë të tjera e kanë shuar aktivitetin e tyre. “Nuk mund të mburremi me këtë, sepse nga këto kanë mbetur më shumë se 10 mijë të papunë. Nuk mund të mburret as AKB-ja e as institucionet e shtetit që po bëjnë shumë për të luftuar varfërinë në Kosovë e cila po rritet e krahas saj edhe pakënaqësia”, tha kryetari i AKB-së.
Ai shtoi se nga situata jo e mirë, kanë ikur rreth 100 mijë qytetarë të pakënaqur, e tash me liberalizmin e vizave, ekziston droja e rritjes së ikjes së qytetarëve.
Kosova mund të zhvillohet edhe më shumë dhe për këtë institucionet duhet ndryshuar politikat fiskale pas paraqitjes së problemeve të bizneseve.
“Ne po përpiqemi të punojmë sa më shumë edhe përkundër problemeve dhe sfidave që kemi. Nuk mund ta ndalë askush vizionin e AKB-së, nuk mund ta ndalë askush punën tonë. Për të gjithë AKB-ja është e hapur. Të bashkuar e zhvillojmë Kosovën dhe ecim përpara”, tha kryetari Agim Shahini.
Kurse, Bashkim Osmani, tha se AKB-ja ka dhënë një kontribut të madh në zhvillimin dhe promovimin e ekonomisë vendore e që është promotore e zhvillimit ekonomik. Sipas tij duhet edhe më shumë angazhime në mënyrë që të ketë zhvillime në të gjitha fushat e jetës.
Anila Pishtari, tha se duke ditur se ekonomia është shtylla qenësore e një vendi, duhet që bashkërisht të punojmë në rritjen dhe zhvillimin ekonomi, apo të gjithë të kontribuojmë.
Agron Thaçi, tha se fryma e AKB-së është shumë pozitive për të lëvizur gjërat përpara, por duhet fuqizim edhe më i madh. Ahmet Kuçi, vlerësoi lartë kontributin e AKB-së, duke kërkuar që mund të bëhet edhe më shumë sesa është bërë.
Latif Kryeziu, tha se vendi ka nevojë për zhvillim më të hovshëm ekonomik dhe institucionet duhet që të gjitha barrierat ti eliminojnë. Ai përgëzoi AKB-në për përkushtimin e madh që kanë për zhvillimin dhe promovimin e ekonomisë vendëse.
Ndërkaq, Lumnije Ajdini, menaxhere, tha se AKB-ja kanë për qëllimi të ri plotësohet strategjia dhe të përmirësohet performanca, ku përmendi edhe objektivat për vitin 2016-2019 si janë përmirësimi, duke i rritur imazhin publik, rritja e anëtarësimit për 50%, rritja e buxhetit 300% deri në fund të vitit 2019, përmirësimi i shërbimeve duke ofruar shërbimet e shkruara e të reja për anëtarët, funksionalizimi i departamenteve e ri rregullimi i tyre, përmirësimi i nivelit të evokimit rreth politikave, rritja e bashkëpunimit me qeverinë qendrore e lokale, përmirësimi i bashkëpunimit me asociacionet vendëse e ndërkombëtare, përmirësimi i bashkëpunimit me donatorët aktual e të rinj.
Po ashtu vlen të theksohet se të gjitha pikat janë miratuar njëzëri nga delegatët e kuvendit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Filloi fushata](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Denis-Rudi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore
![Trupi i verës, bëhet dimrit – Zott Protein, për muskujt dhe shpirtin tuaj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Artikull_ProteinZott_Shkurt.jpg)
Trupi i verës, bëhet dimrit – Zott Protein, për muskujt dhe shpirtin tuaj
![Shijoni 17 vjet krenari me zbritjet ekskluzive të AZTECH!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/telegrafi-banner-780x439.jpg)
Shijoni 17 vjet krenari me zbritjet ekskluzive të AZTECH!
![Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rsz_foto_03-1-780x439.jpg)
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë
![Elegancë dhe dashuri - Eksploroni buqetat e veçanta te Exquisite Events](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/429905535_813531057438187_3517285674940288901_n-780x439.jpg)
Elegancë dhe dashuri - Eksploroni buqetat e veçanta te Exquisite Events
![Ofertë ekskluzive 1+1 në formatet premium ScreenX dhe 4DX nga 12-16 shkurt!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1130x635-780x439.png)
Ofertë ekskluzive 1+1 në formatet premium ScreenX dhe 4DX nga 12-16 shkurt!
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi