Akademia e KEDS, projekti i KEDS dhe kompanive Çalik Limak në fushën e përgjegjësisë shoqërore në Kosovë, prezantohet si projekt shembull në Konferencën e 12-të të Universiteteve Evropiane. Me qëllim të ofrimit të zgjidhjeve dhe alternativave për zbutjen e papunësisë në Kosovë, Akademia e KEDS është themeluar dhe vlerësuar si projekt shembull në Konferencën e Universiteteve Evropiane.
Konferenca e 12-të e Universiteteve Evropiane, e mbajtur në Stamboll dhe e organizuar në bashkëpunim me Qendrën për mësim gjatë gjithë jetës të Universitetit Bogazici nën përkrahje të Agjencisë Erasmus të Francës, rajonit Rhone-Alpes dhe Kuvendit të Rajoneve Evropiane (AER). Në konferencë ishin prezente shumë universitete dhe ndër tjerash, iu ofrua hapësirë projekteve dhe shembujve më të mira drejt krijimit të lidhjeve ndërmjet akademisë dhe tregut.
Akademia e KEDS, e krijuar nga KEDS me partnerë, është prezantuar në konferencën e mbajtur gjatë muajit të kaluar si projekt shembull që duhet të përcillet nga të gjithë deri sa Mesut Serhat Dinc, anëtar i bordit në KEDS, u tregoi të gjithë të pranishmëve që projekti tanimë ka hyrë në vitin e dytë të implementimit dhe se të gjithë pjesëmarrësit e gjeneratës së parë janë punësuar. “Me qëllim të ofrimit të zgjidhjeve për papunësinë e të rinjve në Kosovë, Akademia e KEDS edhe këtë vit është duke u implementuar nga KEDS në bashkëpunim me Universitetin Bogazici, Universitetin e Prishtinës dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë”, u shpjegoi, Dinc të pranishmëve.
Për dallim prej vitit të kaluar, në Akademi tanimë janë përfshirë edhe kandidatë nga qytetet tjera, e jo vetëm nga Prishtina. Sikurse edhe herën e parë, në program marrin pjesë 30 nxënës nga shkollat e mesme teknike dhe 20 nga Universiteti i Prishtinës. “Të gjithë pjesëmarrësit, pas përfundimit të suksesshëm të programit, pranojnë certifikatë Edexcel, certifikatë kjo e pranuar nga të gjitha universitetet Evropiane”, deklaroi Dinc për të pranishmit.
Për suksesin e treguar, Akademia e KEDS është shpërblyer me katër çmimet më prestigjioze ndërkombëtare në fushën e përgjegjësisë shoqërore, Stevie Awards. Të gjitha pjesëmarrësit e edicionit të parë të Akademisë janë punësuar dhe tanimë janë pjesë e KEDS.
Akademia e KEDS tani më ka filluar edhe përfshirjen e institucioneve tjera në mbarëvajtjen e programit. Së fundmi, në Akademi kanë ligjëruar edhe ekspertë nga KOSTT-i. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Shijo croissant INTERESANT Coop në Super Viva!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës