LAJMI I FUNDIT:

Akademi përkujtimore për 10-vjetorin e vdekjes së pilotit Besnik Osmani

Akademi përkujtimore për 10-vjetorin e vdekjes së pilotit Besnik Osmani

Në 10-vjetorin e vdekjes së luftëtarit të UÇK-së, pilotit Besnik Osmani, sot në Kamenicë do të mbahet Akademi përkujtimore kushtuar veprës, personalitetit dhe angazhimit të tij të palodhshëm për çlirimin e Kosovës.

Besnik Osmani, thirrjes së atdheut për mbrojtje nga pushtuesi serb, i është përgjigjur në mars të vitit 1998, kur nga Gjermania, ku ka jetuar nga viti ’92, paraqitet vullnetar i UÇK-së.

Si një nga tre pilotët ushtarakë të diplomuar që ka pasur Kosova atëbotë, kontribut të posaçëm ka dhënë duke kryer detyra të rëndësisë së veçantë gjatë periudhës mars-qershor të vitit 1999, me rastin e veprimit dhe sulmit të NATO-s në ish-Jugosllavi kundër okupatorit serb.

Homazhet dhe vendosja e luleve dhe kurorave pranë varrit të Besnikut do të bëhen prej orës 14:00, në varrezat e qytetit në lagjen “Malësia” në Kamenicë, ndërsa Akademia do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati” në Kamenicë, dhe fillon në ora 15:00.