Ajri i freskët nëpër zyra konsiderohet si një formë e seksizmit. Arsyeja? Temperatura e trupit e femrave është më e ulët se sa ajo e meshkujve dhe për këtë fakt ato ndiejnë këmbët dhe duart të ftohta gjatë gjithë ditës së punës.
Në zyrë ndodh shpesh që, me temperaturat shumë të larta të ditëve të fundit, të përdoret kondicioneri për ta bërë punën më pak të lodhshme. Por ndonjëherë, ambienti i punës bëhet aq i ftohtë, sa është e nevojshme të përdoret një shall veror ose një xhaketë e hollë për të shmangur ftohjen.
Ato që e kanë më shumë problem një situatë të tillë janë femrat, të cilat i ndiejnë shumë të ftohta këmbët dhe duart gjatë orarit të punës, ndërsa për meshkujt, një temperaturë që për to është e ftohtë për ta është optimale duke qenë se vishen më shumë (çorapet, këpucët, këmisha).
Mund të thuhet se përdorimi i ajrit të kondicionuar nëpër zyra, është një formë seksizmi.
Askush nuk shqetësohet në fakt për problemet që ajri i ftohtë mund t’u shkaktojë femrave, të cilat duhet të marrin nga shtëpia një xhaketë, shall apo ndonjë triko të hollë.
E vetmja gjë që ka rëndësi është se meshkujt arrijnë të punojnë me një temperaturë si në ëndërr.
Janë me miliona femrat të cilat “luftojnë” çdo ditë përdorimin e ajrit të kondicionuar nëpër zyra me foto të shumta të postuara në Twitter nëpërmjet të cilave tregojnë mënyrën se si duhet të vishen për të shmangur qafën e ngrirë, lëkurën e thatë apo sëmundje të tjera të bezdisshme.
Problemi është provuar edhe shkencërisht
Në vitin 1998, një studim i kryer në Universitetin Utah zbuloi se femrat kanë një temperaturë trupi më të ulët se sa ajo e meshkujve. Këta të fundit arrijnë në fakt ta përballojnë më mirë nxehtësinë.
Janë disa femra që kanë një strukturë trupi të ngjashme me atë të meshkujve, ndaj dhe ndihen të plotësuara kur jashtë temperatura është deri në 40 dhe në punë shumë më pak.
Në çdo rast, temperatura është një faktor që ndikon rezultatet e punës së arritur, ndaj ajo duhet të mbahet nën kontroll nga personat profesionistë, të cilët merren me menaxhimin e sistemit të kondicionimit të zyrave.
Por çfarë është seksizmi?
Seksizmi konsiderohet si një mënyrë diskriminimi midis qenieve njerëzore. Seksizmi mund të manifestohet në disa bindje diskriminuese, të cilat mund të jenë maskiliste ose feministe.
Disa raste të tilla mund të jenë:
-superioriteti i një seksi ndaj tjetrit
-vlera më e madhe e një seksi ndaj tjetrit
-urrejtja ndaj seksit femër
-urrejtja ndaj seksit mashkull
-paragjykimi i disa veprimeve në bazë të seksit
Shembuj të tjerë të seksizmit në punë me të cilin përballet ende gjinia femërore janë:
1. Shpesh femrave në punë i caktojnë të bëjnë lajmërimet e ndryshme në telefon, u ngarkohet të caktojnë mbledhjet, dhe të merren me shkresa. Pra në punë atyre u jepet roli i “nënës” (pa marrë parasysh pozitën) dhe në këtë mënyrë u bie barrë të kryejnë punë të ndryshme administrative.
2. Prej femrave, pritet të mbajnë shënime në mbledhje. Përveçse u merret koha e vlefshme, marrja e shënimeve gjatë mbledhjeve mund t’u shkaktojë grave edhe humbjen e disa mundësive.
3. Femrave u kërkohet ende që të shërbejnë kafetë ose pijet e ndryshme, pra atyre në punë u jepen shpeshherë edhe punë personale. Kjo është një situatë shumë delikate.
4. Prej femrave pritet që t’i mbikëqyrin njerëzit e rinj për t’iu asistuar kolegëve. Dhe nëse ato nuk e bëjnë, dënohen
5. Prej femrave pritet që të sjellin ëmbëlsira për ditëlindjen e ndonjë kolegu, të porositin ushqim për zyrë dhe të organizojnë festa.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës