LAJMI I FUNDIT:
Fun

Britanikja nuk ka mundur të kalojë provimin e drejtimit të automjetit për 17 vjet, por nuk po heq dorë

Britanikja nuk ka mundur të kalojë provimin e drejtimit të automjetit për 17 vjet, por nuk po heq dorë

Nëna e dy fëmijëve nga Bedfordshire në Britaninë e Madhe ka shpenzuar dhjetëra mijëra euro që kur filloi të provonte të merrte patentë shoferin. 

Isabel Stedman është përpjekur të marrë patentë shoferin për 17 vjet, por meqenëse ajo ka aq frikë sa shpesh i bie të fikët gjatë vozitjes, ajo ende nuk ia ka dalë mbanë.

Çrregullimi i ankthit të 47-vjeçares britanike e paralizon atë aq shumë pas timonit sa ajo shpërthen në lot dhe dridhet, dhe herë pas here madje humbet vetëdijen.


Në të kaluarën, instruktorët shpesh duhej të ngadalësonin veturën dhe të mbanin timonin për të parandaluar një aksident kur Isabelit i ra të fikët.

Nëna e dy fëmijëve nga Bedfordshire në Britaninë e Madhe ka shpenzuar dhjetëra mijëra euro. Fobia e saj filloi spontanisht gjatë udhëtimit të parë – megjithëse ajo kurrë nuk kishte një aksident me veturë – dhe është më e keqja kur has në një rrethrrotullim.

E dëshpëruar, Isabel thotë se ajo tashmë kishte shtatë instruktorë të ndryshëm dhe provoi një kurs intensiv të vozitjes – dhe madje edhe hipnotizues, por të gjithë pa sukses.

Ajo thotë se dëshiron të vozisë vetëm në mënyrë që të mund ta çojë vajzën e saj në kolegj dhe të vizitojë të afërmit e tjerë. Mjekët nuk mund ta shpjegojnë fobinë e saj. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Fun
Qeni humbi nga sytë pronaren në një turmë - shikoni si reagoi kur e gjeti

Qeni humbi nga sytë pronaren në një turmë - shikoni si reagoi kur e gjeti

Fun
Akademitë e policisë në Japoni po i mësojnë oficerëve grimin - ja pse

Akademitë e policisë në Japoni po i mësojnë oficerëve grimin - ja pse

Interesante
Ishulli

Ishulli "magjik" ku veturat dhe biçikletat janë të ndaluara

Interesante
Kaos në aeroportin turk, një objekt misterioz ndriçon qiellin - përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë të ketë qenë UFO

Kaos në aeroportin turk, një objekt misterioz ndriçon qiellin - përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë të ketë qenë UFO

Virale
Stjuardesat bëjnë foto me fëmijën e lindur në aeroplan (Foto)

Stjuardesat bëjnë foto me fëmijën e lindur në aeroplan (Foto)

Fun
Kalo në kategori