LAJMI I FUNDIT:

AIBA i dhuron FBXOK-së ring olimpik

AIBA i dhuron FBXOK-së ring olimpik

Federata Ndërkombëtare e Boksit (AIBA) ia ka dhuruar Federatës së Boksit të Kosovës (FBOXK), një ring me përmasa olimpike.

Krerët e FBOXK-së përmes një njoftimi janë shprehur të lumtur dhe kanë falënderuar AIBA-n për ndihem që i kanë bërë Kosovës.

“Federata e Boksit e Kosovës është pajisur nga Federata Botërore e Boksit (AIBA) me një ring të ri me përmasa olimpike. Një ring që na është dashur sepse deri më tash nuk kemi pasur të përmasave të tilla, për çfarë e falënderojmë AIBA-n dhe presidentin Chi Wu, i cili e pat premtuar ringun kur vitin e kaluar ishte në Kosovë. Premtim të cilin e mbajti dhe i jemi mirënjohës presidentit Wu. Vlera e këtij ringut është 16 mijë dollarë, ring që është material nga Seuli i Koresë së Jugut. Ky ring vendoset në Prishtina dhe përdoret vetëm për garat zyrtare EUBC dhe AIBA-s”, është thënë në njoftimin e FBOXK-së.

Në njoftimin e këtij asoscioni sportiv, Kosova do të jetë pjesë e Botërorit për të rinj që nis me 10 prill në Sofje të Bullgarisë.


“Kosova merr pjesë në Kampionati Botëror për të rinjtë -17/18- vjeçar (femra e meshkuj), i cili organizohet nga 10-25 prill në Sofje të Bullgarisë. Kosova përfaqësohet me një boksiere: Albulena Gubetini (75 kg), ndërsa te meshkujt: Valon Ahmeti (56 kg), Visar Rexhepi (64 kg), Fisnik Muharremi (91 kg), dhe trajnerët Shefki Bogujevci e Mehmet Haxhani”, thuhet në njoftimin e FBOXK-së.

FBOXK thotë se Federata Botërore me 1 prill do të organizojë kampin ndërkombëtar “Rruga drejt Sofjes”. Sipas FBOXK-së në këtë kamp janë të ftuar boksierja Albulena Gubetinin dhe boksieri Fisnik Muharremin.

“Nga data 1 prill deri më 10 të këtij muaj në përgatitje të përbashkëta Muharremi do të jetë në mesin e 30 boksierëve dhe Gubetini në mesin 15 boksiereve më të mira të botës që ka përzgjedhur AIBA. Të gjitha shpenzimet për përgatitje i bart Federata Botërore. Po ashtu trajneri Shefki Bogujevci, i vetmi trajner i Kosovës është i licencuar me dy yje nga AIBA, do t’i nënshtrohet testit për yllin e tretë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e FBOXK-së.

Në këtë kampionat boksierja Gubetini ka gjasa reale për fitore dhe medalje, si dhe për të siguruar pjesëmarrjen në Lojëra Olimpike për të reja që mbahet gjatë këtij viti në Nanjing të Kinës. /KP/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Premier League
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Ndërkombëtare
Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Ligat tjera
Arsyeja e trishtueshme pse Virgil van Dijk nuk e ka mbiemrin e tij në pjesën e pasme të fanellës së Liverpoolit

Arsyeja e trishtueshme pse Virgil van Dijk nuk e ka mbiemrin e tij në pjesën e pasme të fanellës së Liverpoolit

Premier League
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori