LAJMI I FUNDIT:

“Ai mendon se jemi njerëz inferiorë”, gazetari namibian i përgjigjet Florentino Perezit pas akuzave për votat e Topit të Artë

“Ai mendon se jemi njerëz inferiorë”, gazetari namibian i përgjigjet Florentino Perezit pas akuzave për votat e Topit të Artë

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, krijo shumë zhurmë rreth asaj se pse Vinicius Junior duhej të ishte fituesi i Topit të Artë këtë vit, me brazilianin që u mposht nga Rodri Hernandez i Manchester City.

Perez argumentoi se gazetarët nga Finlanda, Namibia, Shqipëria dhe Uganda nuk duhet të votojnë, pasi votat e këtyre ndikuan në fituesin e Topit të Artë.

“Nëse gazetarët nga Uganda, Shqipëria, Namibia dhe Finlanda nuk do të kishin votuar, Vinicius do të kishte fituar Topin e Artë . Askush nuk e di se kush janë ata”, qeshi Perez në skenë para anëtarëve të delegatëve të Real Madridit. Ai mori duartrokitje për deklaratën e tij.


Florentino Perez shpërthen pasi Vini Jr nuk e fitoi Topin e Artë, e përmend edhe Shqipërinë për votat
Lexo po ashtu Florentino Perez shpërthen pasi Vini Jr nuk e fitoi Topin e Artë, e përmend edhe Shqipërinë për votat

Gazetari finlandez Juha Kanerva kërkoi falje që e la brazilianin jashtë 10 përzgjedhjeve të tij më të mira dhe dha dorëheqjen nga detyrat e votimit si pasojë pas abuzimeve të konsiderueshme në internet nga tifozët e Real Madridit. Megjithatë, homologu i tij namibian, Sheefeni Nicodemus i është përgjigjur Perezit, me tone tjera.

“Në thelb dyshoj se këto janë fjalët e dikujt që është i frustruar”, ka thënë fillimisht Nicodemus për Cadena SER.

“Z. Perez mendon se njerëzit e vendit tim dhe të vendeve të tjera të përmendura nuk kanë një votë kuptimplotë sepse ne jemi njerëz inferiorë”.

“Unë thjesht do të doja të dija nëse do të isha nga kombet kryesore të futbollit dhe nuk do të isha dakord me mendimin e tij, cili do të ishte argumenti i tij?”, përfundoi gazetari namibian.

Perez do të vazhdonte gjithashtu të sugjeronte se UEFA kishte diçka të bënte me rezultatin, duke vënë në dukje se ishte viti i parë që ata kishin bashkëorganizuar ngjarjen me revistën France Football dhe sistemi i votimit kishte ndryshuar. Presidenti i Real Madridit sinjalizoi se sipas sistemit të mëparshëm Vinicius do të kishte fituar, por Relevo gjithashtu theksoi se kjo nuk është e vërtetë.

Sistemi i përdorur këtë vit i lejoi gazetarët të votonin për 10 lojtarë, duke u dhënë atyre 15, 12, 10, 8, 7, 5, 4, 3, 2 dhe 1 pikë. Sipas atij sistemi votimi, Rodri arriti 1,170 pikë, përpara 1,129 pikëve të Vinicius. Sipas sistemit të mëparshëm, gazetarët u jepnin 5 lojtarëve me 6, 4, 3, 2 dhe 1 pikë, gjë që do t’i jepte gjithsesi një diferencë prej 31 pikëve Rodrit, ku mesfushori spanjoll fitoi 420 pikë dhe Vinicius 389. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gara për “Këpucën e Artë” - Lewandowski i bën presion Salahut

Gara për “Këpucën e Artë” - Lewandowski i bën presion Salahut

La Liga
City ofron 100 milionë euro për transferimin e yllit të Barcelonës

City ofron 100 milionë euro për transferimin e yllit të Barcelonës

La Liga
Xherdan Shaqiri me gol dhe asistimm, kthen Baselin te fitorja

Xherdan Shaqiri me gol dhe asistimm, kthen Baselin te fitorja

Ligat tjera
Barcelona po e sakrifikon një yll të madh për transferimin e Dean Huijsen

Barcelona po e sakrifikon një yll të madh për transferimin e Dean Huijsen

La Liga
Bournemouth vendos çmimin për Antoine Semenyo – kërkohet nga tre klube të mëdha angleze

Bournemouth vendos çmimin për Antoine Semenyo – kërkohet nga tre klube të mëdha angleze

Premier League
Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori