Ministri i sportit dhe kryetari i Prishtinës kanë diskutuar për realizimin e disa projekteve të përbashkëta edhe në fushën e sportit.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, me të cilin kanë diskutuar për realizimin e disa projekteve të përbashkëta, në fushën e sportit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore.
Me theks të veçantë është biseduar për renovimin e stadiumit të qytetit, ndërtimin e një stadiumi ndihmës të futbollit, investime nga MKRS-ja, ndërtimi i pishinës olimpike me bashkëfinancim nga Komuna dhe MKRS-ja, ndërtimin e Pallatit Olimpik, objekt për federata dhe që është projekt i MKRS-së, ndërtimin e një qendre rinore nga buxheti i MKRS-së, si dhe mundësia e bashkëfinancimit të Sallës Universale, projekt i Komunës së Prishtinës.
Në konferencën për shtyp, ministri Krasniqi shprehu kënaqësinë që kanë gjetur një mirëkuptim me kryetarin Ahmeti që këto projekte të realizohen në bashkëpunim mes dy institucioneve, dhe në afat sa më të shpejtë. Ai shtoi se ka disa muaj që ekipet e të dy institucioneve kanë mbajtur takime të rregullta për të koordinuar hapat për këto projekte.
“Jemi në rrugë të mbarë për të filluar në implementimin e projekteve konkrete. Këto projekte janë në interes të qytetarëve dhe veçanërisht në interes të performuesve të fushave të caktuara dhe ne jemi të interesuar që t’i procedojmë sa më shpejt që të jetë e mundur në bazë të legjislacionit në fuqi”, tha ministri duke shprehur besimin se shumë shpejtë do t’i konkretizojnë veprimet për të realizuar këto projekte, përmes nënshkrimit të një memorandumi të mirëkuptimit. Ai shtoi se MKRS-ja e ka të gatshëm buxhetin për secilin projekt.
Kryetari i Prishtinës, Ahmeti, falënderoi ministrin për pritjen dhe tha se kanë diskutuar për projektet që kanë qenë kërkesë e MKRS-së dhe të cilat janë të parapara në buxhet. Ai veçoi projektin për investime në stadiumin e Prishtinës. “Ne u dakorduam që ta shpallim besoj bashkërisht një konkurs për rregullimet në stadium të cilat janë të nevojshme dhe të cilat duhet të përfundojnë sivjet”, tha Ahmeti duke theksuar se do të shohin në bazë të buxhetit se sa fonde mund të ndajë Komuna për këtë projekt të përbashkët.
“Ne si komunë natyrisht që jemi të interesuar që çdo projekt që është në interesin e qytetarëve dhe ku përfitojnë qytetarët e Komunës së Prishtinës, ta realizojmë sa më shpejtë”.
MKRS-ja ndërkaq është zotuar se mund të investojë deri në 500 mijë euro për investime në renovimin e stadiumit të qytetit në Prishtinë.
Ahmeti theksoi se pret që në muajin maj, kërkesat e MKRS-së për parcela për Pallatin Olimpik, stadiumin ndihmës dhe qendër rinore të jenë në rend dite në asamblenë komunale. /Sporti1/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin – truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/messi-yassine-380x233.png)
U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin – truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat
![Duke i poshtëruar mbrojtësit kundërshtarë – Jhon Duran shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/jhon-duran-380x233.png)
Duke i poshtëruar mbrojtësit kundërshtarë – Jhon Duran shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit
![Deklarata e Ligës Premier pas përleshjes në derbin e Merseyside – nisin hetimet nga policia](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/prem-380x233.png)
Deklarata e Ligës Premier pas përleshjes në derbin e Merseyside – nisin hetimet nga policia
![Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/marcelo-780x439.png)
Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin
![Duke i poshtëruar mbrojtësit kundërshtarë - Jhon Duran shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/jhon-duran-780x439.png)
Duke i poshtëruar mbrojtësit kundërshtarë - Jhon Duran shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/slot-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq
!['Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vinicius-780x439.png)
'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior
![Mbreti Charles e vuri në siklet Heung-Min Sonin me pyetjen që ia bëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/son-780x439.png)
Mbreti Charles e vuri në siklet Heung-Min Sonin me pyetjen që ia bëri
![Deklarata e Ligës Premier pas përleshjes në derbin e Merseyside - nisin hetimet nga policia](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/prem-780x439.png)
Deklarata e Ligës Premier pas përleshjes në derbin e Merseyside - nisin hetimet nga policia
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi