LAJMI I FUNDIT:

Ahmetaj: Nuk ka linja shtesë të autobusëve drejt perëndimit (Video)

Ahmetaj: Nuk ka linja shtesë të autobusëve drejt perëndimit (Video)

Ministrja në largim e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj, ka theksuar se ka më tepër se një javë që është duke e trajtuar çështjen se a janë duke u larguar qytetarët ilegalisht nga Kosova, për në vendet e Bashkimit Evropian (BE), gjegjësisht drejt vendeve perëndimore.

Ajo në një intervistë për Telegrafin, me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka thënë se mundësia e përsëritjes se eksodit të vitit 2015, vazhdon të jetë brengë dhe çështje e angazhimit të saj.

“Nga bisedat me drejtorin e policisë dhe me institucionet tjera përkatëse, del se linjat e autobusëve janë të njëjtat dhe se nuk ka ndonjë ndryshim. Nuk kemi numër të rritur të linjave. Pastaj edhe në bisedat me shtetet anëtare të BE-së, nuk na kanë thënë se ka rritje të numrit të azilkërkuesve”, ka shtuar Ahmetaj.


Sipas saj, qytetarët e kanë të garantuar lëvizjen e lirë, duke shtuar se i kanë marrë të gjitha masat që ta ndërpresin këtë fenomen.

“Secili nga ne e dimë se Kosova trajtohet si vend i sigurt i origjinës, ku asnjë qytetar nuk ka të drejtë të marrë azil. Ne e kemi këtë brengë në vazhdimësi. Jemi të përgatitur të bëjmë gjithçka që është e mundur, që një gjë e tillë të mos ndodhë”, ka theksuar Ahmetaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori