LAJMI I FUNDIT:

Aguero nuk transferohet tek Interi

Aguero nuk transferohet tek Interi

Agjenti i Sergio Agueros, Jose Segui, ka thënë se një kalim i Kun Agueros tek Interi gjatë kësaj vere vështirë se mund të ndodhë, përkundër asaj se vetë sulmuesi është shprehur i lëkundur nga interesi i kampionit të Italisë.

“Për momentin nuk kam informata për interesimin e Interit. Nuk kam pasur asnjë takim zyrtar me drejtuesit e Atleticos. Ne do t’i vlerësojmë gjërat në fund të sezonit. Tani ekipi është i zënë dhe para afatit kalimtar veror nuk do të ketë ndryshime”, deklaroi agjenti i Agueros.

Interi qe një kohë të gjatë interesohet për argjentinasin në mënyrë që të përforcojë radhët pasi që sipas të gjitha gjasave Balotelli do të largohet nga skuadra zikaltër. /Telegrafi/