LAJMI I FUNDIT:

Agnus Dei, fitues i dy çmimeve kryesore në Hong Kong dhe New York

Agnus Dei, fitues i dy çmimeve kryesore në Hong Kong dhe New York

Me këto çmime, filmi Agnus Dei, radhit pas vetes 77 çmime ndërkombëtare duke qenë pjesë e mbi 160 festivaleve ndërkombëtare.

Filmi kosovar “Agnus Dei” me skenar e regji të Agim Sopit, bashkëprodhim i AS Film Production dhe Qendrës Kinematografike të Kosovës, ka fituar edhe dy çmime kryesore ndërkombëtare.

Nga një konkurrencë me më shumë se 5000 tituj nga e gjithë bota, në programin zyrtar të Hong Kong Ëorld International Film Festival kanë konkuruar 28 filma të përzgjedhur të metrazhit të plotë në mesin e të cilëve, dy filma kosovarë “Heroi” me regji të Luan Kryeziut, dhe “Agnus Dei” me regji të Agim Sopit.


Filmi “Agnus Dei” ka fituar çmimin kryesor të Festivalit – Oëerall Grand Jury Prize. Çmimin për filmin më të mirë të metrazhit të plotë e ka fituar filmi “Stolen Path” i regjisorit John Banovich, filmi më i mirë dramatik është shpallur filmi kanadez “Black Mud” me regjisor Adriano Trapani , kurse për regjinë më të mirë ka fituar filmi rumun “Billion Star Hotel” me regji të Alecs Nastoiu. Vlen të përmendet se të gjithë këta filma, janë fitues të shumëfisht të festivaleve të ndryshme ndërkombëtare.

Agnus Dei, poashtu mbrëmë është shpallur si Filmi më i mirë i metrazhit të plotë “Best Feature Film” në International Neë York Film Festival. Festivali prestigjioz i Neë Yorkut, është unikal për nga forma dhe vlerësimet kinematografike, shkruan kultplus.

Eshtë një festival që mbahet gjatë 11 muajve të vitit dhe shfaq në konkurrencë zyrtare nga gjashtë filma për çdo javë, që i bie 264 filma në vit. Gjatë muajit nëntor, saktësisht nga data 11- 13 nëntor, mbahet finalja e madhe e International Neë York Film Festival kur shfaqen filmat fitues të vitit dhe ndahen çmimet në secilën kategori.

Festivali mbahet në Sonnet Theater që është pjesë e qendrës së njohur ‘The Producer’s Club’ në zemër të Manhattan-it. Fitues në kategorinë e filmit të metrazhit të gjatë artsitik në edicionin e ketij viti, janë: Holey Matrimony, USA, Love Letters are Ridiculous, Brazil, dhe Agnus Dei, Kosovë.

Me këto dy çmime të para, filmi Agnus Dei, radhit pas vetes 77 çmime ndërkombëtare duke qenë pjesë e mbi 160 festivaleve ndërkombëtare. Gjatë muajve në vijim, ‘Agnus Dei’ do të vazhdojë rrugëtimin edhe nëpër disa evente të ndryshme ndërkombëtare.

Në trend Magazina

Më shumë

"A do të bësh fëmijë me Gjestin?", Xheneta jep një përgjigje të prerë

Magazina
Reagon Zebërvoki pas eskalimit të kamerës së fshehtë

Reagon Zebërvoki pas eskalimit të kamerës së fshehtë

Magazina
Cilat mund të kenë qenë shkaqet që çuan në humbjen e reperit Mentor Palokaj? Flet kushëriri i të ndjerit

Cilat mund të kenë qenë shkaqet që çuan në humbjen e reperit Mentor Palokaj? Flet kushëriri i të ndjerit

Magazina
Egla Ceno i del në përkrahje Gjestit: Disa e kanë

Egla Ceno i del në përkrahje Gjestit: Disa e kanë "frikë" dhe i afrohen, disa nuk guxojnë as ta nxjerrin në nominim

Magazina
Shokon Redoni: Mesazhin në 'Big Love' për Eglin nuk e kam dërguar unë, më kanë përdorur emrin tim

Shokon Redoni: Mesazhin në 'Big Love' për Eglin nuk e kam dërguar unë, më kanë përdorur emrin tim

Magazina
Nusret Gokce shtron iftare falas gjatë Ramazanit për banorët e fshatit të tij: Asnjëherë mos harroni se nga vini

Nusret Gokce shtron iftare falas gjatë Ramazanit për banorët e fshatit të tij: Asnjëherë mos harroni se nga vini

Magazina
Kalo në kategori