LAJMI I FUNDIT:

AGK: Vdekja e Rrok Berishës humbje e madhe për gazetarinë

AGK: Vdekja e Rrok Berishës humbje e madhe për gazetarinë

Në moshën 62 vjeçare, sot ka ndërruar jetë gazetari Rrok Berisha, i cili karrierën e gazetarisë e ka filluar në vitin 1978 në Radiotelevizionin e Prishtinës.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka theksuar se gazetari Rrok Berisha përmes shkrimeve politike e kishte sfiduar aparteidin etnik të instaluar nga regjimi i Milloshoviqit përgjatë viteve të 90-ta.

Telegrami ngushëllues i AGK-së:


Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me pikëllim mori lajmin për vdekjen e gazetarit të njohur, Rrok Berisha, në moshën 62 vjeçare.

Karrieren e tij prej gazetari e kishte filluar në vitin 1978 në Radiotelevizionin e Prishtinës deri në mbylljen e dhunshme të këtij mediumi në vitin 1990.

Gazetari Rrok Berisha përmes shkrimeve politike e kishte sfiduar aparteidin etnik të instaluar nga regjimi i Millosheviqit përgjatë viteve të 90-ta.

Rrok Berisha, gazetar, politikan dhe poet, vdiq sot në rrethana kur profesioni i tij i parë, gazetaria ka nevojë për dijen dhe përvojën e tij, për ta bërë atë të denjë për një shoqëri demokratike.

Vdekja e tij do të thotë humbje e madhe për gazetarinë dhe opinionin publik. Me këtë rast, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovë, i shpreh ngushëllime familjarëve, të afërmeve dhe miqve të të ndjerit Rrok Berisha./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori