Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ndaj mbylljes së seancës fillestare ndaj Azem Sylës, përkatësisht rastit të njohur si ‘Toka’.
AGK thotë se fjala transparencë e ka humbur kuptimin dhe se e ka pritur me shqetësim jashtëzakonisht të thellë mbylljen e seancës fillestare në rastin “Toka”.
“Ne nuk pajtohemi me veprimin dhe arsyetimin e kryetarit të trupit gjykues në këtë rast Arcadius Sedek, se kjo seancë është e karakterit teknik. Ia bëjmë me dije kryetarit të trupit gjykues se pikërisht kjo seancë paraqet interes të lartë për opinionin publik, pasi këtu vendoset nëse do të ketë shqyrtim kryesor apo j”, thuhet në reagimin e AGK-së.
Kohë më parë AGK-ja kishte paralajmëruar se mbyllja për media dhe publik i rastit, Mekaj do të mund të shndërrohej në precedent, gjë e cila tashmë sipas këtij Asociacioni po dëshmohet me mbylljen e rastit “Stenta” si dhe këtij të fundit.
“Rikujtojmë gjyqësorin në vend se në të gjitha këto raste, të akuzuar janë persona që kanë mbajtur pozita të rëndësishme udhëheqëse dhe se paraqesin interes të jashtëzakonshëm për opinionin publik. Njëherësh ia bëjmë më dije sistemit të drejtësisë se me mbylljen e seancave është duke ndikuar drejtpërdrejt në prishjen e imazhit si dhe pengimin e mediave që të kryejnë punën e tyre. Njëherësh, kërkojmë edhe nga prokurorët e rasteve që të mos pajtohen me mbylljen e seancave gjyqësore për shkak se këtu dëmtohet edhe kredibiliteti i Prokurorisë”, thuhet tutje në reagimin e AGK-së.
AGK- ja kërkon nga Gjykatat që t’i hapin dyert për mediet dhe publikun, pasi transparenca duhet të jetë parimi bazë mbi të cilin do të duhej të funksiononin këto institucione.
“Mungesa e transparencës në drejtësi krijon mundësi për spekulime të ndryshme pasojat e së cilës do t’i bartin vetë institucionet e drejtësisë. Me këto veprime gjykatat kanë krijuar precedent për fshehjen nga publiku të veprimeve të dyshuara kriminale të zyrtarëve të lartë”, thuhet në fund të reagimit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët