LAJMI I FUNDIT:

Agjenti i Kloppit: Moti në Angli mund të ndikojë në të ardhmen e trajnerit

Agjenti i Kloppit: Moti në Angli mund të ndikojë në të ardhmen e trajnerit

Agjenti i Jurgen Kloppit, Marc Kosicke, ka sugjeruar se kontrata e gjermanit te Liverpooli mund të ndikohet edhe nga moti në Angli.

Trajneri gjerman është shumë afër ta rinovojë kontratën edhe për katër vite të tjera, mirëpo që ende nuk ka ndonjë bisedim konkret.

Që kur arriti në vitin 2015, 52-vjeçari ka ndikuar që Liverpooli të bëhet njëra ndër skuadrat më të rrezikshme në Evropë, por marrëdhënia e tyre e mirë mund të përfundojë shumë shpejtë sipas agjentit të tij dhe kjo shkaku i motit.


“Kontrata e Jurgenit është valide deri në vitin 2020 dhe unë mund t’u zbulojë një sekret se ai dëshiron ta rinovojë atë”, ka thënë Kosicke.

“Ne kemi ende pak kohë për atë. Ne duhet të presim dhe t’i shohim gjërat që do të ndodhin dhe të shohim nëse klima do të ndryshoj këtu në Angli”.

Barca dhe Reali në garë për dyshen e Liverpoolit, Klopp dhe Van Dijk
Lexo po ashtu Barca dhe Reali në garë për dyshen e Liverpoolit, Klopp dhe Van Dijk

“Ju nuk duhet ta nënvlerësoni moti e keq që mbretëron këtu në Angli dhe kjo mund të jetë njëra nga pengesat për rinovimin e kontratës”, ka shtuar më tej agjenti i Kloppit.

Liverpooli në sezonin e kaluar triumfoi në Ligën e Kampionëve dhe gjermani ka treguar se aktualisht është trajneri më i mirë në botë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Man City synon transferimin e yllit të Real Madridit për të forcuar ekipin

Man City synon transferimin e yllit të Real Madridit për të forcuar ekipin

Premier League
Barcelona u interesua për lojtarin e Real Madridit, por Los Blancos e refuzuan

Barcelona u interesua për lojtarin e Real Madridit, por Los Blancos e refuzuan

La Liga
Joshua Kimmich merr vendimin përfundimtar për të ardhmen

Joshua Kimmich merr vendimin përfundimtar për të ardhmen

Bundesliga
Klubet me shpenzime marramendëse, UEFA paralajmëron ato për pagat e lojtarëve

Klubet me shpenzime marramendëse, UEFA paralajmëron ato për pagat e lojtarëve

Ndërkombëtare
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
“Kjo është një nga grabitjet më të mëdha ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit për fitoren ndaj PSG

“Kjo është një nga grabitjet më të mëdha ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit për fitoren ndaj PSG

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori