LAJMI I FUNDIT:

Agjentët e shitjes i ‘kërkuan’ menaxheres t’i godiste, si ndëshkim që nuk punuan sa duhet (Video)

Agjentët e shitjes i ‘kërkuan’ menaxheres t’i godiste, si ndëshkim që nuk punuan sa duhet (Video)

Grupi i agjentëve të shitjes, i ‘kërkuan’ menaxheres t’i godiste në fytyrë, si ndëshkim që nuk punuan sa duhet për kompaninë që ndodhet në Kinë.

Sipas raportit, gjashtë punonjës që u kritikuan për ‘dembeli’ kishin thënë se do të pranonin gjithçka për të kërkuar falje dhe donin të gjenin një zgjidhje, transmeton Telegrafi.

Incidenti është konfirmuar nga agjencia, por zëdhënësi ka refuzuar të japë detaje. Gjatë kohës sa ndodhi goditjet, të dy palët besohet se ishin duke qarë.


E tëra ndodhi, pasi menaxherja u tha se ‘çfarë ndëshkimi duhet bërë ndaj jush’, ndërsa ata than se meritojnë goditjet dhe iu përgjëruan për t’i qëlluar.

Ngjarja që është shpërndarë në rrjetet sociale, ka bërë që menaxherja të kritikohet ashpër dhe gjithçka si një sajim i pakuptimtë. Raportohet se ajo ka dhënë dorëheqje, për të mos punuar më në atë kompani. /Telegrafi/

https://youtu.be/Gzu1RQfJVmE