Agjencia për Zbulim në Maqedoni synon reformat pas 25 vjetësh të funksionimit
Ligji për punën e Agjencisë së Zbulimit duhet të miratohet në kuvend, para se Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e plotfuqishme e NATO-s, porosisin njohësit e çështjeve politike, sipas të cilëve, ky ligj do të mundësonte zbatimin e reformave të nevojshme në këtë Agjenci, dy dekada e gjysmë pas formimit të saj.
Me ligjin e ri që rregullon punën e Agjencisë për Zbulim, përmbyllen edhe reformat në sistemin e sigurisë së shtetit, që nisën me miratimin e Ligjit për Agjencinë Teknike Operative, në prill të vitit 2018 dhe Ligjit për siguri kombëtare, të miratuar në maj të vitit 2019.
“Është një nga parakushtet që duhet të plotësohet, pra të kalojë Ligji për punën e Agjencisë së Zbulimit, përmes së cilit krijohet hapësirë për shkëmbimin më të afërt të informacioneve midis shërbimeve të inteligjencës, që janë pjesë e NATO-s”, thotë për Radion Evropa e Lirë, njohësi i çështjeve të sigurisë Qebir Avziu.
Ndërkohë nga Agjencia për Zbulim kanë theksuar se me ligjin e ri, që tashmë është në procedurë parlamentare, përforcohen standardet profesionale dhe de-politizohet Agjencia për Zbulim.
Ligji i ri për Agjencinë për Zbulim, thuhet se mundëson mbrojtje më të mirë të informatave të klasifikuara që krijon kjo agjenci dhe të informatave që pranon nga shërbimet partnere.
Agjencia për Zbulim shpesh është kritikuar nga ekspertët se është në shërbim të politikës dhe jo interesave të shtetit. Andaj, sipas tyre, procesi i de-politizimit të këtij institucioni do të jetë sfidë.
Pavle Trajanov, ish-ministër i Punëve të Brendshme, thotë për Radion Evropa e Lirë se ligji i ri, në masë të madhe e përjashton ndërhyrjen e politikës. Megjithatë, sipas tij, de-politizimi varet nga vullneti politik.
“Problemi është nëse ka ose jo vullnet politik që Agjencia e Zbulimit të funksionojë pa ndërhyrjen e politikës. Këtë mbetet ta shohim. Përderisa drejtorin (v.j të Agjencisë së Zbulimit) e emëron presidenti dhe ata zakonisht vijnë nga radhët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së dhe nga kjo do të varet sa presidenca do të jetë imune nga ndikimi i partisë që e ka deleguar”.
“Tani në krye të këtij institucioni është Erolld Musliu, që me sa di unë, ai nuk ka mbështetje partiake dhe kjo do të duhet të mundësojë që në formë korrekte dhe profesionale, ta kryejë detyrën dhe në fund të kemi një agjenci të pavarur dhe profesionale”, thotë Trajanov.
Ndryshe, mediat në Maqedoni të Veriut kanë raportuar se Agjencia për Zbulim ka qenë e përfshirë në ngjarjet e dhunshme të 27 prillit 2018, në parlament, përmes agjentit serb, Goran Zhivalejeviq, i cili në atë kohë kishte deklaruar se në parlament gjendej me lejen e ish-presidentit Gjorge Ivanov, më saktësisht me lejen e këshilltari të tij për çështje të sigurisë, Sinisha Aleksovski.
Këto pretendime u hodhën poshtë më pastaj nga kabineti i ish-presidentit Ivanov, duke thënë se nga Zhivalejeviq nuk është kërkuar asnjë shërbim.
Agjentë të Agjencisë së Zbulimit, ishin apostrofuar se kanë qenë të përfshirë edhe në ngjarjet e Kumanovës të vitit 2015. Anëtarët e burgosur të Grupit të Kumanovës, gjatë gjykimit kishin pohuar se pjesëtarë të kësaj agjencie, i kishin kontaktuar para ngjarjes në Kumanovë, duke iu dhënë, siç kishin thënë ata, instruksione të caktuara. Ata kishin thënë gjatë procesit gjyqësor ndaj tyre se kjo dëshmon se ngjarjet e majit, 2015, në Kumanovë kanë qenë të orkestruara nga qeveria e kaluar, për të shpërqendruar vëmendjen e opinionit nga skandali i atëhershëm i përgjimeve.
Njohësit e çështjeve të sigurisë, thonë se me reformat në sistemin e sigurisë, krijohet kontroll më i fuqishëm mbi punën e Agjencisë së Zbulimit nga strukturat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vende tjera anëtare të NATO-s.
“Natyra e vetë shërbimit të inteligjencës është plotësisht e fshehtë dhe për punën si dhe veprimtarinë e Agjencisë së Zbulimit do të jetë i informuar vetëm presidenti i Maqedonisë së Veriut. Se çfarë aktivitetesh bën agjencia, mbetet plotësisht e fshehtë, mirëpo tani do të shkëmbehen informacione me vendet e NATO-s dhe puna e kësaj agjencie do të mbikëqyret edhe nga jashtë”, thotë eksperti Qebir Avziu.
Që prej krijimit të Agjencisë së Zbulimit, pas pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, për herë të parë ky institucion drejtohet nga një shqiptar, Erolld Musliu, i cili u emërua drejtor i këtij institucioni prillin e vitit të kaluar, nga presidenti Stevo Pendarovski./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnalisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan
Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim
Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese
Vaktia e Ramazanit 2025
Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re